• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARTINAJ ME 2 IDENTITETE/ Artan Hoxha: Pasaporta e rremë e regjistruar në sistem, lëvizte brenda dhe jashtë vendit me të
Home
Breaking News

MARTINAJ ME 2 IDENTITETE/ Artan Hoxha: Pasaporta e rremë e regjistruar në sistem, lëvizte brenda dhe jashtë vendit me të

9 January, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha ka folur për pasaportën e dytë të Ervis Martinajt me identitetin Admir Koca, që policia ka gjetur gjatë bastisjes së banesës së “mbretit” të lojërave të fatit, në Surrel.

Hoxha tha në një intervistë në News24 se kjo pasaportë ishte e regjistruar në sistem. Sipas tij, Martinaj lëvizte lirshëm me këtë identitet brenda dhe jashtë vendit, ndonëse ishte shpallur në kërkim nga drejtësia.

“Ai ka jetuar vetë aty, bashkëshortja dhe vajzat. Mbaj mend që vajzat kanë qenë te një nga shkollat që është afër Surrelit. Është gjetur një pasaportë me identitetin Admir Koca. Kjo pasaportë është përdorur dhe këtë duhet ta nxjerrë sistemi si ka mundur ai ta marrë. Kjo pasaportë ekzistonte në sistem dhe kjo i jepte mundësinë të lëvizte brenda dhe jashtë vendit dhe pa u kapur”, u shpreh ai.

Më tej, gazetari komentoi edhe faktin se banesa që bastisi policia, në të cilën jetonte Martinaj me familjen, ishte në pronësi të dikut tjetër.

“Banesa në atë kohë është blerë nga Martinaj, unë nuk e di si është kthyer në emër tjetër. Po është fakt që është banesë ku ka jetuar Martinaj me familjen e tij. Nuk e di nëse banesa tjetër që ai ka në të njejtën zonë është bastisur apo jo. Por unë uroj të jenë gjetur prova”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROBLEMET SHËNDETËSORE/ Hailey Bieber: Vuaja nga çrregullimi i stresit post-traumatik
Previous article HIDHINI NJË SY/ Si t’i zbardhni vetullat si Kylie, por pa i lyer me bojë!

F.autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT