• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË SHTËPI JEMI MË TË PASTËR, POR…”/ Kumbaro për problemet mjedisore: Nuk zgjidhet vetëm me kosha
Home
Politikë

“NË SHTËPI JEMI MË TË PASTËR, POR…”/ Kumbaro për problemet mjedisore: Nuk zgjidhet vetëm me kosha

8 January, 2023 s.autor Politikë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ishte e ftuar këtë të diel në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të folur për një problem që na prek të gjithëve, problemet mjedisore.

E pyetur nga Ardit Gjebrea se cila është gjendja e ndotjes mjedisore në vendin tonë, ajo ka treguar se problemi i mjedisit është një problem i cili na takon të gjithëve dhe duhet të vetëndërgjegjësohemi, për të dhe mirëmbajtjen e tij.

Ajo ka folur më gjerësisht për Planin e Pastrimit Kombëtar duke treguar se ky plan ka lindur si nevojë, pasi si popull ne jemi shumë të pastër brenda shtëpive tona, por nuk e mendojmë gjatë ndotjen e ambientit të përbashkët.

Mirela Kumbaro: Ne kemi që në Tetor të vitit 2021 dhe e mbyllëm një vit e disa muaj me një veprimtari që vazhdon çdo ditë, atë që e kemi quajtur Plani i Pastrimit Kombëtar.

Ardit Gjebrea: Çfarë është ky plan?

Mirela Kumbaro: Nga 1 Nëntori i 2021-shit të gjitha bashkitë e vendit, të gjitha drejtoritë rajonale e gjithë administrata publike është çdo ditë në pastrim të territorit. Do thoni ju, “pse jemi të pisët?!”, më vjen keq ta them, por po. Jemi shumë të pastër brenda shtëpive tona, por nuk kemi një raport, një marrëdhënie të shëndetshme, me çfarë është jashtë pragut të shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Me pjesën e përbashkët.

Mirela Kumbaro: Ne punën me plehrat që prodhojmë që gjenerojmë në shtëpi, në biznes, në restorant në institucion e mbyllim në momentin që shkarkojmë qesen në kosh, në rastin më të mirë ndërsa në rastin, për fat të keq, më të keq, por jo të radhë, është se i lëmë te cepi i pallatit se përtojmë të shkojmë deri te koshi. I lëmë në përrua sepse përtojmë ti marrim ti fusim në makinë deri te koshi më i afërt. Shpesh herë në komunikime publike jam ndeshur me shprehjen, po të ketë kosha, por nuk mund të ketë kosha në çdo pemë, nuk mund të ketë kosha në çdo një metër katrorë. Nuk e zgjidhim problemin me kosha, e zgjidhim duke filluar punën me veten tonë, duke qenë të ndërgjegjshëm për gjithë zinxhirin që shkakton probleme në mjedis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASEN DY AUTOBUZË/ Të paktën 40 viktima e dhjetëra të plagosur rëndë
Previous article E TRISHTË/ Ishte shok skuadre me Lorik Canën, ndahet nga jeta ish-mesfushori i kombëtares së njohur

s.autor

Postime të ngjashme

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT