• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JETON LAMI SHOQËROI BRILANT MARTINAJN PARA MASAKRËS? Prokuroria e Krujës kërkon tabulatet telefonike të ish-policit dhe të dhëna mbi…
Home
Breaking News

JETON LAMI SHOQËROI BRILANT MARTINAJN PARA MASAKRËS? Prokuroria e Krujës kërkon tabulatet telefonike të ish-policit dhe të dhëna mbi…

8 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në kohën kur Jeton Lami synon lirinë në gjykatën e Lartë, pasi mbahet nën arrest nën dyshimet për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte në arrati “mbretin e lojërave” të fatit Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë prej muajsh, të tjera telashe dalin në horizont për ish-agjentin e Forcës së Posaçme Operacionale.

Prokuroria e Krujës e cila po heton për të hedhur dritë mbi atentatin e 17 korrikut te mbikalimi i Fushës-Krujës, ku mbetën viktima Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha, kërkon nga organi i akuzës në Kurbin të dhënat mbi lëvizjet e Lamit ditën e masakrës.

Kjo pasi ka dyshime se Jeton Lami ka shoqëruar edhe Brilant Martinaj e miqtë e tij nga një lokal në Fushë-Krujë deri në Kamëz dhe anasjelltas, ndërsa sapo është ndarë me të, të tre u ekzekutuan me 108 plumba kallashnikovi.

Zyrtarisht, prokuroria e Kurbinit tha se është duke shkëmbyer informacion me prokurorinë e Krujës, por nuk dha detaje të mëtejshme. Mësohet se prokurorët kanë kërkuar tabulatet telefonike të Lamit, që përmes tyre të konfirmojnë lëvizjet e tij, si dhe sigurojnë akses në bisedat apo mesazhet e fundit që ka shkëmbyer para dhe pas ngjarjes së rëndë.

Për masakrën te mbikalimi i Fushës-Krujës, prokuroria ka marrë dhjetëra dëshmi, mes tyre edhe kundërshtarët e Ervis Martinaj, por deri më tani nuk ka ende ndonjë të dyshuar. Jeton Lami, është njeriu që mund të hedhë dritë të paktën mbi zhdukjen e mistershme të Ervis Martinaj, të cilin e shoqëroi 5 ditë përpara se familja të humbte kontaktet me të.

Ai mund të jetë njeriu kyç për të zbardhur edhe masakrën me 3 të vrarë, por ish-agjenti ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për “shpërdorim detyre”, ka refuzuar të flasë për hetuesit. Aktualisht, prokuroria po vijon hetimet për rolin e tij dhe pritet të bëjë një tjetër zgjatje të hetimeve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAVAZHIERJA E MILOTIT, 30-VJEÇARJA QË BËN PUNË BURRASH/ Zana: Më përbuzin, por do ushqej fëmijët e mi
Previous article I DETYRONI FËMIJTË TË HANË? Ja se cilat janë pasojat që shkakton kjo sjellje

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT