• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK NË BULQIZË/ Banorët: Shkova për t’i ndihmuar, por s’i nxirrja dot. Ishin poshtë makinës
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK NË BULQIZË/ Banorët: Shkova për t’i ndihmuar, por s’i nxirrja dot. Ishin poshtë makinës

5 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mëngjesin e sotëm po hiqen nga rruga e makinave të përfshira në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV makinat janë të shkatërruara, gjë që tregon edhe përplasjen e fortë që u mori jetën dy vëllezërve, Kujtim dhe Murat Istrefit, si dhe bashkëshortes së njërit prej viktimave (Kujtimit) Lulzime Istrefi, 46 vjeçe.

Njëri prej banorëve të zonës tregon se pasi kishte marrë vesh për aksidentin, ai së bashku me dy persona të tjerë kishin shkuar për t’u përpjekur të ndihmonin, por nuk kishin arritur të bënin gjë për personat që ndërruan jetë.

“Erdha me elektrik për të parë nëse kishte një njeri që duhej ndihmuar. Por ata që kishin vdekur nuk i nxirrja dot sepse ishin poshtë makinës. Në këtë rrugë, makinat ecin me shpejtësi shumë të lartë. Në momentin kur e morëm vesh për aksidentin, unë së bashku me dy miqtë e mi dolëm për të ndihmuar por nuk mund të bënim gjë. Përplasja ishte shumë e fortë”-tha banori.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është në ndërtim. Në natën e ndërrimit të viteve, po në aksin Bulqizë-Maqellare, shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik mbrëmjen e sotme, ndërroi jetë edhe 24-vjeçari Yllson Tasha.

Viktimat:
1. Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)
2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)
3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)

Të plagosur:
1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIM HORROR NË SHBA/ 8 anëtarë të një familjeje gjenden të vrarë brenda shtëpisë, mes tyre 5 fëmijë
Previous article "DO TË VRAS"/ Hodhi zarf me barut dhe letër kërcënuese në një banesë, si ra në pranga 24-vjeçari në Bulqizë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT