• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË VRAS”/ Hodhi zarf me barut dhe letër kërcënuese në një banesë, si ra në pranga 24-vjeçari në Bulqizë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO TË VRAS”/ Hodhi zarf me barut dhe letër kërcënuese në një banesë, si ra në pranga 24-vjeçari në Bulqizë (EMRI)

5 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Bulqizës ka finalizuar ditën e sotme operacionin e koduar “Zogaj” duke arrestuar një 24-vjeçar i cili ka kanosur për jetën një shtetas tjetër i hedhur pranë banesës një zarf me barut dhe një letër me mesazh kërcënues.

Pas hetimeve të autoriteteve u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramis Markja 24 vjeç, banues në Shupenzë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zogaj”.

Kanosi për jetën një shtetas, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, identifikohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

24-vjeçari i hodhi pranë banesës, një shtetasi, një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale zarfi me barut në brendësi dhe letra me mesazhin kërcënues.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se pranë banesës së një 57-vjeçari, në fshatin Zogaj, ishte hedhur një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zogaj”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 24 vjeç, banues në Shupenzë (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 24-vjeçari ka hedhur në oborrin e banesës së shtetasit N. Ll., 57 vjeç, një zarf me një sasi të vogël pluhur baruti në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë vijojnë punën për zbardhjen e motivit të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË BULQIZË/ Banorët: Shkova për t’i ndihmuar, por s’i nxirrja dot. Ishin poshtë makinës
Previous article DOSSIER/ Historia tragjike e familjes së njohur shkodrane: Për t’i shpëtuar arrestimit, dy vëllezërit Kujxhia kaluan kufirin për në Jugosllavi, por organet...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT