Ernesto Valverde, trajneri i Barcelona-s, ka folur për Philippe Coutinho në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së kampionatit që katalanasit do të luajnë të dielën në mbrëmje në fushën e Real Betis.
“Nuk më pëlqen të jap një datë të saktë në lidhje me dëmtimet, por është e vërtetë se rikuperimi i Coutinho po shkon shumë mirë. Kishte një problem të vogël muskulor në një zonë delikate të kofshës”.
“Shpresoj që të jetë shumë shpejt me ne. Nuk e di nëse mund të ndodhë në ndeshjen e të enjtes. Është e mundur”, ka thënë trajneri i Barçës. Të enjten, Messi me shokë do të luajnë ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Spanjës kundër Espanyol. Takimi i parë është fituar nga bardheblutë me rezultatin 1-0.