• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Mbreti Charls i Anglisë nderon shqiptaren: Dekoron me Urdhrin e Perandorisë emigranten. Kush është gruaja…
Home
Sociale

EMRI/ Mbreti Charls i Anglisë nderon shqiptaren: Dekoron me Urdhrin e Perandorisë emigranten. Kush është gruaja…

31 December, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Mbreti Charls i Anglisë ka dekoruar me urdhrin e dytë më të lartë të Mbretërisë, përveç atyre kalorsiak, zonjën Remzije Zeka Sherifi, me origjinë nga Kosova.

Titulli me akronimin OBE, njihet në anglisht si “Officer of the Most Excellent Order of the British Empire”, është krijuar në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore nga ish Mbreti Xhorxh i Pestë.

Ky titull është i pari që Monarkia britanike i jep shqiptarëve.

Remzije Zeka Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999 kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni. Deri në vitin 1992, kur u përjashtua nga puna, Remzija ka punuar si gazetare dhe producente në radio.

Duke folur për Top Channel, në Londër, se kujt ja dedikon këtë titull të lartë mbretëror, zonja Remzije Zeka Sherifi tha se ia dedikon nipave dhe mbresave, familjes dhe shqiptarëve kudo që janë.

Në 2013 ajo është vlerësuar me një tjetër çmim të madh si “Gruaja Emigrante e Vitit” në Britani, ndërkohë në 2017 ajo ka qenë në mesin e 10 “Grave të Shquara të Skocisë’. Ky titull vjen dhe merr një vlerë të shtuar në kohën kur ka një fushatë të madhe kundër emigrantëve dhe atyre shqiptarë në Britani.

Ndër njerëzit e njohur që kanë marrë këtë titull është edhe shkrimtarja britanike JK Rowling, autore e serialit të famshëm Harry Potter, apo futbollisti David Beckham./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTA JONË JO ME NJËRI-TJETRIN, POR..."/ Presidenti Begaj shpreh urimin e tij për Vitin e Ri: Mos u kurseni të tregoni dashuri dhe mirënjohje
Previous article GRABISNIN SHTËPITË DUKE THYER DYERT DHE DRITARET/ Shpërbëhet banda e ‘skifterëve’ në Francë, mes tyre shqiptarë e kosovarë

s.autor

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT