• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA MË I ZOLUAR SE KURRË”/ Berisha për paketën 80 mln euro: Pilulë elektorale! Shqiptarët shpenzuan më shumë se një rrogë për shkak të vjedhjes
Home
Politikë

“RAMA MË I ZOLUAR SE KURRË”/ Berisha për paketën 80 mln euro: Pilulë elektorale! Shqiptarët shpenzuan më shumë se një rrogë për shkak të vjedhjes

31 December, 2022 s.autor Politikë

Në prag të ndërrimit të viteve, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjete sociale urimin e tij për të gjithë shqiptarët. Ndër të tjera, Berisha ka bërë edhe një përmbledhje sipas tij të zhvillimeve gjatë vitit 2022.

Në mesazhin e tij, Berisha thotë se Rama sot është më i izoluar se kurrë për shkak se është kapur nga të gjitha anët me shkelje ligjore dhe vjedhje.

Berisha e konsideroi pilulë elektorale paketën prej 80 mln eurosh që qeveria do të shpërndajë për pensionistët dhe disa kategori të tjera në nevojë.

Sipas ish-kryeministrit, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë se një rrogë për shkak të vjedhjes që bënte qeveria me bordet e ngritura nga ajo.

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë kudo që jeni sot. Në prag të Vitit të Ri, dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2023, kudo që festoni sot, në vatrat tuaja familjare, në lokale, klube, udhëtime, spitale, institucionet e vuajtjes së dënimit. Gëzime dhe të mira të keni gjithmonë.

Sot ne festojmë, japim dashuri për njëri-tjetrin, mirënjohje, respekt, admirim, por në mënyrë të pamohueshme jemi të vetëdijshëm se çdo i ri, çdo student, çdo biznesmen, çdo punëtorë, çdo punonjës, çdo fermer që jeton me djersën dhe mundin e tij përballojnë një vit ciflitës gjatë vitit 2022. Një vit të cilin tiparet më kryesore të shkruara në muret e kohës do mbeten, së pari vendosja e monizmit të plotë pas 31 vitesh në Shqipëri bazuar kryekëput në krimin, drogën dhe vjedhjen e votës.

Së dyti viti 2022 është viti i vjedhjes deri në palcë i shqiptarve nga qeveria e tyre. Edi Rama ka tre ditë që trumbeton se do të shpërndajë pas Vitit të Ri 80 milion euro. Kjo është një pilulë elektorale, por e vërteta është së çdo shqiptarë për shkak të vjedhjes që është bërë në bordet e qeverisë shpenzoi për ushqimet dhe ilaçet e tij, më shumë se një rrogë gjatë vitit 2022. Ndaj dhe minimum i korrektesës, i njerëzisë në këtë rast kërkonte një rrogë të 13-të, një pension të 13-të, një ndihmë ekonomike të 13-të, por këto nuk mund të ndodhin sepse qindar milionë vidhen për të fryrë kontot bankare të Edi Ramës dhe qeveritarëve tanë.

Qindra e qindra milionë shpërdorohen, abuzohen. Siç rezulton në 9 muaj janë vjedhur 122 miliardë lekë, janë vjedhur pra 1.3 herë më shumë se fondi i përgjithshëm i pagave të Shqipërisë. Por viti 2022, mund të konsiderohet viti i opozitës ndaj dhe unë dua të uroj më përulje të madhe bazën e Partisë Demokratike. Ata burra dhe gra të cilën me intuitën e tyre kuptuan se çfarë rreziku ekzistencial i kërcënohej Partisë Demokratike dhe rendën me guxim, vendosmëri në mbrojtje të saj.

Dua me përulje të uroj dhe falenderoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët I dhuruan shqiptarëve në një moment kritik për demokracinë e tyre Primaret. Mbollën përsëri votën e lirë. Rikthyen votën e lirë në Partinë Demokratike me vendosmërinë më të madhe për ta rikthyer atë në mbarë shoqërinë Shqiptare. Unë dua të falenderoj në mënyrë të pakufijshme ata qindra e mijëra qytetarë shqiptarë, demokratë, socialistë, pa parti të cilët mbushën gjysmën e dytë të këtij viti sheshet dhe rrugët e Tiranës dhe dëshmuan se ata janë zotrit e vërtetë moral të këtij vendi.

Kam një mirënjohje të veçantë për të gjithë ndjekësit, simpatizantët, fansat e mi në rrjetet sociale, në veçanti ata të TikTok të cilët me atë mbështetje elektrizuan rininë dhe e vërteta është elektrizuan edhe Sali Berishën. Pra viti 2022 ishte një vit që ngriti në këmbë opozitën shqiptare. Një mirënjohje të pakufijshme për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët e ndoqën me simpati, me dashamirësi ketë zgjim të fuqishëm të opozitarizmit në Shqipëri. Edi Rama sot është më i izoluar se kurrë.

Ai kudo që shkon pritet me ‘Rama ik’, ndërmer dhe në prag festash akte çnjerëzore. Nxjerr familje, burra, gra, të moshuar, fëmijë nga banesat e tyre vetëm e vetëm që kto akte t’i mbulojë me atmosferën e festës, por këto le t’ia lejmë vitit 2022 dhe të angazhohemi e zotohemi ne, se viti 2023 do të jetë viti i Revolucionit Demokratik, viti i shpëtimit të Shqipërisë. Ndaj dhe unë dua të ngre këtë dolli për të gjithë ju kudo që ndodheni sot, gëzime, shëndet, shpresë dhe suksese në realizimin e aspiratave dhe ëndërrave tona Gëzuar! Një shëndet ta ngrejmë sot për Shqipërinë e cila sot ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë dhe besimin tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Flamurin e saj, bijtë dhe bijat e saj kudo që ndodhen sot! Gëzuar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË SARANDË PËRBALLË KORFUZIT..."/ Media britanike: Dua Lipa po ndërton një rezidencë miliona dollarëshe në Shqipëri
Previous article NJË VIT MES FRIKËS DHE VDEKJES/ Kievi kaloi 700 orë nën alarmin e sulmeve

s.autor

Postime të ngjashme

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT