• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PA PATENTË DHE ME EMIGRANTË/ A`rrestohet shoferi që nuk iu bind dhe urdhrit të policisë për të ndaluar
Home
Aktualitet
Kronikë

PA PATENTË DHE ME EMIGRANTË/ A`rrestohet shoferi që nuk iu bind dhe urdhrit të policisë për të ndaluar

31 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi u kap duke transportuar me makinë emigrantë të paligjshëm dhe pa patentë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet D. Gj., banues në Tiranë, akuzohet dhe për mosbindje ndaj urdhrit të forcave të rendit për të ndaluar.

NJOFTIMI I POLICISE
Drejtonte pa leje drejtimi automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, emigrantë të paligjshëm, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit:

– D. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin D. Gj., të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi D. Gj., kundrejt fitimit, iu kishte premtuar transportimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KE BËRË NJË BATUTË TË SHËMTUAR"/ Olta thërret veçmas Luizin dhe i kërkon sqarim
Previous article XI BËN THIRRJE PËR UNITET/ Teksa Kina hyn në “fazën e re” të politikës kundër COVID-it

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT