• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“500 EURO PËR KOKË”/ Transportonte me furgon mallrash 23 emigrantë, si ra në pranga i riu në Rubik (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

“500 EURO PËR KOKË”/ Transportonte me furgon mallrash 23 emigrantë, si ra në pranga i riu në Rubik (EMRI)

31 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”, për goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin paligjshmërisht.

Nje i ri ka rene ne prangat e policise, pasi po transportonte emigrantë klandestine. Behet fjale per shtetasin Erton Krasniqi.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni, rezultat i punës së koordinuar të shërbimeve të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot- Morinë dhe atyre të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë e Komisariatit të Policisë Mirditë.

Transportonte me një furgon mallrash, 23 emigrantë, kundrejt 500 eurove/person, për të kaluar kufirin në kundërshtim me ligjin, kapet në flagrancë në Rrubik, dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë të shërbimeve të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës ” Milot – Morinë” dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë e Komisariatit të Policisë Mirditë, për të parandaluar dhe për të goditur dhënien ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalimin e paligjshëm të kufirit, të mbështetur nga inteligjenca informative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinjali”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e policisë, në autostraden ” Milot – Morinë”, në vendin e quajtur Rrubik, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip furgon i mbyllur, i përshtatshëm për transport mallrash, me drejtues shtetasin E. K. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në këtë automjet janë gjetur 23 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 32-vjeçari po i transportonte kundrejt 500 eurove/person, drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZË I FUQISHËM ME NDIKIM"/ Kush ishte Papa Benedikti XVI, si arriti në krye të Kishës Katolike
Previous article SOT NDËRRIMI I VITEVE/ Qytetarët ankohen për çmimet, gjeli i detit luks në tavolinat e shqiptarëve

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT