• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CILA ËSHTË ARSYEJA? Rama anulon konferencën e përvitshme me gazetarët: Kam lënë…
Home
Politikë

CILA ËSHTË ARSYEJA? Rama anulon konferencën e përvitshme me gazetarët: Kam lënë…

31 December, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka ‘thyer’ traditën e përvitshme, duke anuluar për këtë vit konferencën e fundit me gazetarët, ku bënte bilancin e 356 ditëve.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se këtë vit do të linte të fliste ‘Pakon e Madhe’, ndihmë për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.

Rama theksoi se kjo do jetë qeveria e shumicës, jo e disave.

Kujtojmë se dje qeveria njoftoi për ‘pakon e madhe’, ku mblodhi 520 milionë dollarë më shumë nga rritja e çmimeve, pro që ndau vetëm 80 milionë në prag të vitit zgjedhor.

Postimi i Edi Ramës:

?? Sot nuk e pashë të udhës të bëj një konferencë shtypi si çdo fundvit, po lashë Pakon e Madhe kundër inflacionit të luftës të flasë për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, të cilët si kurrë më parë, do të marrin një mbështetje financiare ekstra, sepse si kurrë më parë, u duhet të përballen me një dimër me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre bazë.
Ne nuk mund t’i linim ata vetëm në këtë dimër të vështirë për të gjithë Europën, po mbi të gjitha për më të dobëtit. Prandaj duke u nisur në radhë të parë, pikërisht nga nevoja për ta larguar atë dorë shqetësuese nga konsumi i tyre bazë, ideuam Pakon e Madhe. Ndërkohë, kjo mbështetje nuk e zëvendëson, as e ndryshon zotimin se pensionistët do të jenë vitin që po vjen, përfituesit e parë nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, të cilën e miratuam në Kuvend me paketën fiskale 2023. Kështu që kjo pako, ku ka 8000Lekë të reja për çdo pensionist, e cila do të shpërndahet javët e para të janarit, nuk është mbështetja e fundit ekstra për pensionistët për vitin që po troket në derë.

Pakoja ka 20 mijë lekët të reja në dorë për 6700 nënat kryefamiljare me ndihmë ekonomike, ashtu sikundër për herë të parë, qeveria shpërndan 20 mijë lekë të reja për sanitaret, shoferët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse të shtetit dhe tërë punonjësit e tjerë të shtetit me një pagë bruto nën 60 mijë lekë, plot 27 mijë e 249 vetë, ku përfshihen edhe 1181 zjarrfikës, 3267 infermierë, 6045 mësuese dhe edukatore, 2200 ushtarë bazë dhe mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës! Ndjehem i lumtur kur mendoj se me këtë mbështetje ekstra, familjet e tyre s’do ta ndjejnë aspak dimrin me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre të përditshëm. Por Pakoja e Madhe përfshin edhe ata me pagë bruto mbi 600 mijë lekë – duke përjashtuar natyrisht nivelet politike të administratës. 11 mijë infermierë, 5411 mjekë, 30 mijë e 693 mësues dhe edukatorë, 15 mijë e 384 punonjës sigurie, punonjës të policisë së burgjeve si dhe 14 mijë e 318 nëpunës do të marrin nga 10 mijë lekë të reja, të cilat i shtohen rritjes së pagave të tyre këtë vit, duke e bërë praktikisht zero efektin e inflacionit të luftës për familjet e tyre. Ndërkohë, edhe pse kanë paga më të larta se sa 60 mijë lekë bruto, efektivët e Forcave të Këmbësorisë që morën me mund e me meritë edhe certikatën si forcë ekselence e NATO-s, ata të Forcave Speciale Delta, Renea, Ndërhyrja e Shpejtë, Njësia Operacionale apo Zjarrëfikësit do të marrin nga Pakoja e Madhe 20 mijë lekë të reja.

Kjo pako e madhe nuk zgjidh të gjitha hallet, as nuk i jep fund luftës dhe impaktit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë, por së bashku me subvencionin masiv të çmimit të palëvizur të energjisë, zmbraps një dimër që përndryshe do të ishte jo i lehtë, si edhe mishëron kujdesin dhe vëmendjen e pandarë të qeverisë ndaj njerëzve të këtij vendi. Ata kurrë s’i kemi lënë dhe s’do t’i lëmë vetëm, po do të bëjmë gjithçka mundet për t’i mbështetur e lehtësuar në ditët e vështira, siç nuk do të lemë gjë pa bërë për t’u sjellë ditë gjithnjë e më të mira. E mira s’ka fund, por kjo do të jetë gjithnjë e më shumë qeveria e shumicës, jo e disave dhe nëse sot ne jemi në gjendje të hapim një pako të madhe për thuajse 1 milionë shqiptarë, kjo ndodh pikërisht sepse ne jemi këtu për ata, shumicën e shqiptarëve, jo për disa.
GËZUAR??

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'BESOJ SE DO NJOH DIKË SI AI"/ Dea flet si asnjëherë më parë për ish-partnerin: Tani ma neverit çdo mashkull
Previous article SHERR NË LUSHNJE/ Arrestohet 53-vjeçarja, rrahu motrën, mbesën dhe kunatën

s.autor

Postime të ngjashme

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT