• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTIMI I RASTEVE ME COVID NË KINË/ Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë, MSH: Po monitorojmë me kujdes
Home
Sociale

SHTIMI I RASTEVE ME COVID NË KINË/ Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë, MSH: Po monitorojmë me kujdes

30 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Komiteti Teknik i Eksperteve te menaxhimit te pandemise Covid 19 ka ndjekur me vemendje dhe ne vazhdimesi dinamiken e situates epidemiologjike te infeksionit Sars Cov 2 dhe semundjes Covid 19. MSH ben me dije se aktuale ne vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve te reja ditore javen e fundit e cila është edhe java e 51 e ketij viti, eshte 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore eshte 8 per 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri eshte 195. Jane 2 paciente te shtruar ne Spitalin Infektiv dhe asnje ne njesite e kujdesit intensiv.

Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullesia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Nje situate e stabilizuar paraqitet edhe ne rajon e ne Europe.

Por, prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës.

Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës.

Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurise i KE, i mbledhur diten e djeshme (si edhe Mbreteria e Bashkuar), per momentin nuk e shikojne me riskt te larte shperthimin e nje vale te re epidemie, por per faktin qe virusi qarkullon edhe ne Europe dhe niveli i imunizimit eshte i mire, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes se kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.

Edhe komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.

Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike.
Të nderuar qytetarë! Zhvllimet e pandemisë po demonstrojnë gjithmonë dhe më qartë vlerën e vaksinimit. Le të vazhdojmë të kryejmë vaksinat sipas rekomandimeve të mjekut të familjes, në mënyrë që të mos afektohemi nga një valë e re.

Prandaj ata qytetarë të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës bazë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë ose të katërt të rendin menjëherë drejt qendrave të vaksinimit dhe t’i kryejnë këto doza. Sepse janë edhe me vaksinen e cila është përgjegjëse të mbron edhe nga variantet e reja të OMICRON-it, të cilat janë ato të cilat janë qarkulluese sot. Po ashtu edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERË E KEQE, TUALETE TË PISTA DHE.../ Kaos në Twitter pas shkurtimit të buxhetit nga Elon Musk
Previous article SHPËRNDANIN KOKAINË/ Arrestohen katër persona në Greqi! Mes tyre edhe një 33-vjeçar shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin Aktualitet

EMRI/ Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin

TJETËR AKSIDENT I FRIKSHËM/ Shkoi për të marrë makinën me defekt, karrotreci aksidentohet bashkë me mjetin në aksin Librazhd-Elbasan Aktualitet

TJETËR AKSIDENT I FRIKSHËM/ Shkoi për të marrë makinën me defekt, karrotreci aksidentohet bashkë me mjetin në aksin Librazhd-Elbasan

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT