• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
48-VJEÇARJA NDËRROI JETË NË AMBIENTET E BASHKISË LUSHNJË/ Gazetari: Nuk ka hetim, nuk japin detaje
Home
Aktualitet
Kronikë

48-VJEÇARJA NDËRROI JETË NË AMBIENTET E BASHKISË LUSHNJË/ Gazetari: Nuk ka hetim, nuk japin detaje

30 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një grua 48-vjeçare e identifikuar si Shpresa Cani ka humbur jetën në ambientet e Bashkisë së Lushnjës ditën e mërkurë.

Mësohet se 48-vjeçarja ka qenë në zyrën e shërbimit social, për të kërkuar informacion lidhur me ndihmën sociale por nuk është ndierë mirë. Ajo ka rënë pa ndjenja dhe menjëherë është njoftuar ambulanca, por fatkeqësisht nuk ka mund të shpëtojë.

Sipas Bashkisë së Lushnjës, mes 48-vjeçares dhe përfaqësuesve së Bashkisë nuk ka pasur asnjë debat dhe zonjës Cani nuk i është ndërprerë ndihma ekonomike, por ajo trajtohet me KEMP, një pagesë prej 11 915 lekë në muaj.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku i ftuar ishte gazetari, Xhemil Behari. Ky i fundit u shpreh se nuk del asnjë informacion as nga Bashkia, policia apo prokuroria në lidhje me vdekjen e Canit.

 

“Kam qenë dje në Bashkinë e Lushnjës, kam tentuar 3 herë që të hy në ambientet për të folur me kryetaren, për të përpiluar një komunikatë. Por kjo nuk doli asnjëherë, edhe pse pritëm. Bashkia mjaftoi me një deklaratë në rrjetet sociale në “Facebook””, tha gazetari.

Behari u shpreh se nga informacionet e marra nga banorët e fshatit ku jetonte e ndjera, ka mësuar se 48-vjeçarja vuante nga një sëmundje dhe merrte kemp.

“Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjës, pasi fshatrat janë pjesë e saj. Kishte takuar drejtoreshën që merret me ndarjen e ndihmës ekonomike, e cila është bashkëshortja e deputetit Bujar Çela. Ajo i kishte pohuar se nuk përfitonte ndihmë ekonomike pasi kishte në pronës tokë. Duke u bazuar në ligjet që ka Republika e Shqipërisë, kush ka tokë në pronësi nuk mund të marrë ndihmë ekonomike”, tha gazetari.

Sipas Beharit, drejtoresha i kishte lënë takim me kryetaren e Bashkisë, e cila i kishte thënë se nuk përfitonte ndihmë ekonomike pasi kishte tokë në pronësi. Gazetari shtoi se ajo i kishte thënë se do mundohej se kur të vinin ndihma ushqimore, t’i jepnin edhe asaj.

48-vjeçarja i vdiq në zyrë/ Reagon kryebashkiakja e Lushnjës: Rreth orës 11:00…
I pyetur nëse ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen e rëndë, Behari tha “jo”.

“Bashkia ka kamera, zbardhet e gjithë ngjarja. Drejtoria e Policisë del me njoftim pas 24 orësh dhe nuk jep detaje, madje thotë se zonja është 60 vjeç, ku ajo ishte 48 vjeçe. Në Prokurori kam shkuar që të flas me kryeprokurorin. Te porta hyrëse më thanë se nuk mund të hysh, dhe më kërkoi arsyen se pse isha aty. Pastaj më thanë ‘bëj një kërkesë me shkrim dhe do të marrësh një përgjigje me shkrim’. Nuk ka hetim, nuk ka nisur hetimi. Ky hermecitet lë të dyshosh”, u shpreh gazetari Behari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET SERBI-KOSOVË/ Vuçiç: Pres që ndërkombëtarët të vijnë në Beograd për të normalizuar marrëdhëniet
Previous article U KAP ME DROGË/ Mediat greke jehonë arrestimit të zyrtares së lartë të AKSHI-t: Erisa gangsterja që, bënte jetë luksi dhe gjuante me armë

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT