• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP ME DROGË/ Mediat greke jehonë arrestimit të zyrtares së lartë të AKSHI-t: Erisa gangsterja që, bënte jetë luksi dhe gjuante me armë
Home
Breaking News

U KAP ME DROGË/ Mediat greke jehonë arrestimit të zyrtares së lartë të AKSHI-t: Erisa gangsterja që, bënte jetë luksi dhe gjuante me armë

30 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull arrestimit të zyrtares së lartë të AKSHI-t, Erisa Fero, e cila u vu në pranga sot pasi u kap me 58 kilogramë kanabis. Protothema shkruan se 28-vjeçarja bënte një jetë prej gangstereje dhe u kap në kufi me Maqedoninë e Veriut duke transportuar 58 kg drogë. Protothema thotë se droga vinte nga Shkodra dhe dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjera nga Fushë Kruja dhe Korça.

“Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, pranë një lokali ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën. Në të njëjtën makinë ishte Likëmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Njëkohësisht janë në kërkim të dy personave, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, banues në fshatin Piskupat,”- shkruan media greke.

“Sipas autoriteteve, banda që ishte gati të shkëmbente një sasi të madhe droge, besonte se zona specifike do të ishte jashtë vëmendjes së policisë, pasi është malore dhe shumë pranë kufirit. Në Instagram, 28-vjeçarja Erica Fero ka treguar shpesh stilin e jetës së saj të veçantë dhe luksoze, ndërsa lart në profilin e saj ka edhe një video ku shihet teksa gjuan. “Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan ajo,”- vijon artikulli i medias greke.

Bashkë me Feron u arrestua dhe Likëmend Basha, 32 vjeç nga Fushë Kruja si dhe u ndalua një 17-vjeçar me inicialet M.K.. Dy persona me inicialet F.S., dhe G.S janë shpallur në kërkim. Në skemë janë përfshirë dhe dy policë, të cilët dyshohet se kishin rol monitorimin e rrugës gjatë transportimit të lëndës narkotike.

Më herët, Fero ishte kallëzuar nga KQZ në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ajo ishte pjesë e Komisionit të numërimit të Votave në Tiranë, si anëtare e PS në një KZAZ dhe bashkë me 21 personat e tjerë akuzohej se kishin manipuluar rezultatin e votave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 48-VJEÇARJA NDËRROI JETË NË AMBIENTET E BASHKISË LUSHNJË/ Gazetari: Nuk ka hetim, nuk japin detaje
Previous article PASURI MARRAMENDËSE/ Zbulohet trashëgimia që Pele u la familjarëve të tij

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT