• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DOGJËN DYQANIN/ Flet biznesmeni: Nuk kam konflikte me njeri. Policia të kapë autorin e ngjarjes
Home
Aktualitet
Kronikë

I DOGJËN DYQANIN/ Flet biznesmeni: Nuk kam konflikte me njeri. Policia të kapë autorin e ngjarjes

30 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Faraudin Veizi ka folur para policisë në lidhje me zjarrin që përfshiu përgjatë orëve të natës biznesin në pronësi të tij në qytetin e Vlorës.

Sipas korrespondetit të Panoramës, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person ndërsa është shprehur se pret nga policia që të vihet para drejtësisë autori dhe të zbulohen edhe shkaqet e ngjarjes.

“Nuk kam konflikte me njeri. Madje shumë herë kam ndihmuar nga dyqani im persona të tjerë që kanë pasur nevojë.

Pres të arrestohet autori nga policia për të parë se cili është shkak i vënies së zjarrit në dyqan dhe automjet. Nuk di për çfarë arsye mund të ketë ndodhur”, është shprehur ai.

Ndërkohë policia me anë të një njoftimi zyrtar se është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Dyshohet se pasi i ka vënë zjarrin dyqanit në pronësi të 65-vjeçarit Veizi, autori ka tentuar të djegë edhe automjetin e këtij të fundit të parkuar në afërsi të banesës.

“Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi”, ka njoftuar policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME PRANGA NË DUAR/ Del para gjykatës drejtoresha e Bashkisë që u zhvati mijëra euro qytetarëve
Previous article DALIN PAMJET/ Dy persona me kapuç afrohen të qetë, spërkasin me benzinë dhe i vënë flakën 3 automjeteve në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT