• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI I KORRUPSIONIT/ Si u blenë nga Maroku ish-deputeti italian dhe burri i eurodeputetes greke për të ndikuar për Katarin
Home
Botë

SKANDALI I KORRUPSIONIT/ Si u blenë nga Maroku ish-deputeti italian dhe burri i eurodeputetes greke për të ndikuar për Katarin

29 December, 2022 s.autor Botë

Maroku është shteti që qëndron skandalit të ryshfetit që përfshiu Parlamentin Europian me protagonistë ish-deputetin italian Antonio Panzeri, eurodeputeten greke Eva Kaili dhe bashkëshortin e saj, Francesco Giorgi sipas “Spiegel”.

Me titullin “Marokgate”, media gjermane thekson në artikullin e saj se Maroku ka luajtur një rol më aktiv se Katari në skandalin e korrupsionit.

Shërbimet e huaja të inteligjencës së Marokut dyshohet se “kanë korruptuar eurodeputetët për të lartësuar Katarin”, shkruan Spiegel.

Dihet se Katari luan një rol të rëndësishëm në skandalin e ryshfetit në Parlamentin Evropian. Megjithatë, siç shkruan revista gjermane, Maroku ka pasur një pjesëmarrje edhe më aktive nga sa besojnë autoritetet belge.

Dokumentet e klasifikuara të siguruara nga revista gjermane shprehen në mënyrë karakteristike se shërbimi i inteligjencës së jashtme të Marokut “DGED” është përfshirë në nivelin më të lartë të skandalit të korrupsionit dhe ryshfetit.

Për autoritetet belge, shërbimet “DGED” konsiderohen qendra e spiunazhit të Magrebit. Megjithatë, sipas dokumenteve që revista gjermane ka në “duar”, DGED dyshohet se ka punësuar tre italianë nga viti 2019: ish-deputetin, Pier Antonio Panzeri , eurodeputetin aktual, Andrea Cozzolino si dhe ndihmësin e tij, Francesco Giorgi, partneri i Eva Kaili.

Shërbimet e inteligjencës së Marokut, sipas “Spiegel”, paguanin bashkëpunëtorët e tyre për të ndikuar në grupin e socialdemokratëve në Parlamentin Evropian për Katarin.

Kreu i 3 italianëve ishte ambasadori aktual maroken në Poloni, Abdelrahim Atmoun, sipas revistës “Spiegel”.

Ata ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve Sekrete të Marokut, Mohamed Yassin Mansouri .

Panzeri, Kaili dhe Giorgi ndodhen në burg të akuzuar për “organizim kriminal, korrupsion dhe pastrim parash”, por qeveria e Dohas mohon çdo përfshirje në skandalin e korrupsionit.

Më 15 dhjetor, eurodeputetët miratuan një rezolutë me një shumicë të qartë në të cilën ata dënuan ashpër Katarin për ushtrimin e ndikimit përmes eurodeputetëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANORËT TË GJITHË TË ZGJUAR NGA GËRRHITJET E TIJ/ Luizi i kthehet: Do mësoheni
Previous article RRUGËT 20 DITË TË BLLOKUARA/ Hiqen barrikadat në veri të Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT