• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PRONARI I VËRTETË NUK U KAP”/ Artan Hoxha: Kokaina e kapur në Fier? Ekziston një laborator kokaine në Shqipëri…
Home
Aktualitet
Kronikë

“PRONARI I VËRTETË NUK U KAP”/ Artan Hoxha: Kokaina e kapur në Fier? Ekziston një laborator kokaine në Shqipëri…

26 December, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Artan Hoxha ka folur për kokainën e kapur në Fier, ku ishte i përfshirë Viktor Cervanaku, ish kryetar i komunës Frakull dhe zyrtar në një institucion shtetëror.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se pronari i vërtetë i kokainës nuk u kap, ndërkohë që sqaroi se operacioni u bë i mundur vetëm për shkak të përfshirjes së DEA dhe partnerëve. Hoxha deklaroi gjithashtu se në Shqipëri ekzsiton një laborator kokaine dhe se autoritetet i kanë vajtur afër, por ende nuk e kanë zbuluar.

“Fieri është hambari kryesor në rang vendi i votave për të majtën. Ka qenë, është dhe do të mbetet. Çervanaku ka qenë përfaqësues i pushtetit lokal, ka qenë përfaqësues politik, kishte ikur nga andej dhe kishte ardhur në Tiranë si drejtor. Ai ka patur në dorë para publike dhe ka bërë para. Ajo shtëpia në Frakull, rrinte mbyllur.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e amerikanëve, nuk ishte thjesht ngarkesa prej 430 kg, por mënyra që kishin përdorur. Kimisti ka qenë brenda territorit shqiptar. Po të mos ishin amerikanët, një avokat i mençur mund të thoshte ku e keni kokainën, sepse pleh është ai. Nuk e di si do ta kthejë SPAK-u në kokainë, sepse nuk ka kimist. E kanë provën sepse ua kanë dhënë amerikanët. Është provë e DEA-s dhe jo e jona, sepse ne nuk kemi laboratorë. Ky operacion është forma se si duhet luftuar krimi i organizuar.

Në këtë rast, nuk besoj se kanë vajtur te kryesorët fare.

Kam dyshime të mëdha, që pronarët e vërtetë të ngarkesës ende nuk kanë dalë në lojë. Këta që folën nëpër telefona, këta kanë marrë përsipër ta kalojnë në doganë sepse kanë njohjet me pushtetin, por nuk janë këta pronarët e vërtetë.

Në Shqipëri ka laborator të kokainës dhe kur doli lajmi që u kap laboratori, unë mendova se e gjetën atë laboratorin që themi ne. Por, nuk ishte aty. I kanë shkuar shumë afër, mbase dhe rastësisht, por nuk e gjetën dot. Laboratori është këtu brenda”, deklaroi Hoxha.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËSE DYSHON SE TË GËNJEN/ Këto 6 shenja tregojnë se duhet të bëni KUJDES
Previous article KENI PROBLEME ME LËKURËN E FYTYRËS? ‘Fajin’ për këtë e ka celulari që...

F.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT