Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vigjilje të Krishtlindjeve në Angli, ku një grua ka hapur zjarr në një lokal në Liverpul.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të shtunës. Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë një grua ndërkohë që u plagosën 3 persona të tjerë.
Oficerët e policisë Merseyside thanë se të shtënat ndodhën në një “vend të populluar plot me të rinj”.
“Ne besojmë se personi i armatosur u largua nga parkimi i pijeve me një automjet me ngjyrë të errët – ndoshta një Mercedes me ngjyrë të errët”, deklaron policia.
Të shtënat u cilësuan si “zemërthyese” nga deputetja e zonës, Dame Angela Eagle.
Ajo shkroi në Twitter: “Mendimet e mia janë me familjen e gruas që ka vdekur dhe ata që janë plagosur. Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi tregoni policinë.”


