• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LUFTA ËSHTË DUKE PRISHUR FYTYRËN E BUKUR TË EUROPËS…”/ Arqipeshkëv Masaffra mesazh për Krishtlindje: Bëni paqe!
Home
Sociale

“LUFTA ËSHTË DUKE PRISHUR FYTYRËN E BUKUR TË EUROPËS…”/ Arqipeshkëv Masaffra mesazh për Krishtlindje: Bëni paqe!

24 December, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Paqja është mesazhi që Arqipeshkëv Angelo Massafra jep për Krishtlindjen. Situata në botë, por edhe në vend është frymëzimi i mesazhit të tij për të gjithë besimtarët e krishterë, por jo vetëm.

MESAZHI I KRISHTLINDJES 2022
Të gjithë atyre që do t’u arrijë ky mesazh u uroj paqen që solli Jezu Krishti, duke ardhur në këtë botë, me lindjen e tij.

Mesazhi tradicional i Krishtlindjes që zakonisht dërgoj para solemnitetit të Krishtlindjes nuk mund të ketë tjetër temë përveçse atë të paqes, në fund të një viti të shënuar nga lufta e trishtuar, që është duke prishur fytyrën e bukur të Europës sonë me plagë të thella.

Ndërsa fuqitë botërore janë duke u përpjekur që t’i vlerësojnë pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe të kërkojnë mënyra konkrete për zgjidhjen e konfliktit, ekonomia botërore po vuan efektet e saj me varfërimin e mëtejshëm të shtresave më të varfra; në mënyrë të veçantë e ndjejnë vendet e Europës Lindore, përfshi edhe Shqipërinë.

Fjalët që janë përdorur deri tani, duke përfshirë edhe ato të Papa Françeskut, nuk mjaftojnë për të përshkruar seriozitetin e fenomenit të luftës në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato morale: çdo luftë është gjithmonë e gabuar, sepse dëmton si dinjitetin e atyre që plagosin dhe vrasin, ashtu edhe të atyre që plagosen dhe vriten, pa llogaritur dëmtime katastrofike mjedisit!

Por ekziston një zgjidhje, që vetëm ata që nuk duan, nuk arrijnë ta shohin: pranimi i Krishtit si “Princ i Paqes”. I kumtuar nga Shkrimet e lashta profetike, Jezusi, Mesia i premtuar, përmbysi çdo pretendim njerëzor për epërsi të qenies njerëzore ndaj të ngjashmit të tij, duke propozuar vetveten si model përulësie dhe dhurimi dashamirës.

Ai na ka zbuluar fytyrën e Hyjit, si një Atë i mëshirës.
Sivjet dëshiroj t’ju jap këtë mesazh me fjalët e Shën Françeskut të Asizit, i cili thoshte: “Paqen që shpallni me gojë, e paçi edhe më të bollshme në zemrat tuaja”. Një zemër në paqe është e aftë të bëhet paqesjellëse në shpirtin e Lumnive të shqiptuara nga Jezusi në Ungjill. Prandaj, nuk mund ta quajmë veten paqesjellës të vërtetë vetëm sepse e urrejmë luftën! Sa luftëra ekzistojnë çdo ditë brenda nesh dhe rreth nesh?

A nuk është luftë pamundësia për të falur ofendimet e marra, gjakmarrja dhe vrasje që vazhdon ende në vendin tonë, mungesa e komunikimit brenda familjeve që çon në urrejtje dhe në prishjen e lidhjeve familjare, refuzimi i jetës së sapolindur apo lënia mënjanë e të moshuarve, mashtrimet në dëm të shtetit apo organizatat kriminale që vrasin për interes? A nuk është shkaku i luftës dhe i vrasjeve mbjellja e shitja e drogës?

A nuk është luftë mosrespektimi i të drejtave të njeriut, i të drejtave të punëtorëve, i të drejtave të të sëmurëve (pa kërkuar dhe pa pretenduar ryshfet!), i të mirës së përbashkët, i shtëpisë sonë të përbashkët që është bota e krijuar?

Këto janë disa nga fushat ku secili prej nesh mund të sjellë paqe, por me kusht që fillimisht të jemi të paqtuar përbrenda. Ndërgjegjja është e paqtuar kur e di se po bën atë që është e drejtë, kur e di se po shmang çdo formë të së keqes private ose publike, kur nuk refuzon të bëjë atë që është e drejtë nga neglizhenca apo frika. Po, edhe mosbërja e të mirës mund të shkaktojë padrejtësi, të cilat në mënyrë të pashmangshme çojnë në konflikte.

Prandaj i bëj thirrje zemrës dhe vullnetit të mirë të të gjithëve për të bërë paqe. Vetë Hyji na e kërkon atë në Birin e tij të lumë që është Princi i Paqes! Te dashur të angazhohemi personalisht për të ndërtuar një kulturë paqeje për të cilën punojmë dhe jetojmë.

Prandaj i uroj paqe çdo njeriu, nga politikani deri te qytetari më i fundit; uroj që familjet të jenë vatra paqeje dhe jo lufte; uroj që të vegjlit, të mëdhenjtë, të varfrit, të sëmurët dhe të moshuarit të paqtohen me dobësinë e tyre; uroj që të pasurit dhe më të fortët t’i vënë energjitë e tyre më të mira në shërbim të paqes; uroj që profesionistët e çdo fushe të investojnë në projekte që sjellin paqe; uroj që të burgosurit t’i shohin frytet e paqes së tyre të brendshme gjatë angazhimit të tyre për rehabilitim.

Në fund të jetës së tij, Françesku i Asizit kujtoi: “Zoti më zbuloi se duhet të përshëndes kështu:
Zoti të dhëntë paqe”. Kështu edhe unë, me këtë përshëndetje, e përfundoj mesazhin tim, i cili shpresoj të pritet me bujari dhe vullnet të mirë.

Urime Katolikëve, Ortodoksëve dhe të gjithë të krishterëve.
Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023.
+ Angelo Massafra OFM
Arqipeshkev

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUPI I TË RIUT ERDHI PA ZEMËR NGA SPANJA/ Prokuroria e Tiranës kërkesë autoriteteve spanjolle: Na e sillni!
Previous article HABIT këngëtarja: Gjeta rroba dhe flokë të një femre tjetër në shtëpi, ja si mu justifikua burri

s.autor

Postime të ngjashme

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti Aktualitet

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT