• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ILIR PAJA VRAU EKUADORIANIN PËR SHOKUN NË PARK/ Historitë kriminale dhe të arratisjeve të bujshme të njeriut “ufo” që do të vuajë dënimin e Italisë
Home
Breaking News

ILIR PAJA VRAU EKUADORIANIN PËR SHOKUN NË PARK/ Historitë kriminale dhe të arratisjeve të bujshme të njeriut “ufo” që do të vuajë dënimin e Italisë

24 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të madhe arrestimit të bujshëm të të shumëkërkuarit dhe të dënuarit të drejtësisë së tyre. bëhet fjalë për Ilir Pajën, personin që ata e njohin mirë dhe iu është arratisur disa herë nga burgje e madje edhe të sigurisë së lartë.

Por, pasi në vendin tonë ndaj Pajës u mor një vendim për ta lënë në burg derisa të vinte dosja nga gjykata e Milanos e cila e ka hetuar dhe gjykuar për disa krime të rënda, autoritetet vendase duket që iu lanë dorë të lirë autoriteteve shqiptare për çështjen e ekstradimit të tij për të vuajtur dënimin atje.

Sipas të dhënave, ditëve të fundit autoritetet kanë publikuar të dhëna në mediat italiane që lidhen me krimet për të cilat ai është hetuar dhe gjykuar. Mediat italiane kanë bërë me dije se është një vrasje, plagosje dhe një denoncim që lidhet me përdhunimin e një shtetaseje rumune për të cilat ai është dënuar ndërsa dënimet i janë bashkuar në një masë të vetme.

Duke parë se Ilir Paja ishte lënë i lirë nga drejtësia shqiptare, autoritetet italiane kërkuan sërish arrestimin e tij e nëse ishte e nevojshme edhe të ekstradohej në Itali që të vuante dënimin për krimet e kryera.

Ata kanë detajuar të gjitha ngjarjet dhe arratisjet e personit që u konsiderua UFO për shkak të mënyrës se si iu zhdukej nga burgjet dhe vendet e izolimit. Të dhënat tregojnë se viktimat e plumbave të tij kanë qenë një grup ekuadorianësh, të cilët janë ngatërruar në park me mikun e tij, edhe ai dënuar në vendin fqinj.

Por, në sherr e sipër, Paja është detyruar të përdor armën në momentin kur janë rrethuar nga një grup i madh ekuadorianësh e për pasojë nga arma e tij një shtetas mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

KRIMET E PAJËS

Fillimisht Ilir Paja është arrestuar në Itali në 27 Prill 2006 në zonën e Perugias, pasi autoritet e drejtësisë gjermane, kishin lëshuar në 20 korrik 2005 një mandat arresti për Pajën, të cilin e akuzonin për vrasje. Nga data 27 korrik 2006 kur është arrestuar për llogari të Gjermanisë, dhe deri në 11 qershor 2006, Paja rezulton të jetë mbajtur në ambientet e burgut të Perugias.

Por, teksa kishte nisur gjyqi për ekstradimin e tij në Gjermani, në datën 11 qershor, Paja, ka mundur të arratiset dhe është provuar që ka gjetur strehim në qytetin e Milanos. Nga përgjimet e kryera të një rrethi shoqëror shqiptarësh në Milano, është mësuar nga italianët se Paja qëndronte në Milano, nën shoqërinë e një tjetër shqiptari, të quajtur Gentian Makshija, ky i fundit tashmë i dënuar në Itali. Për shkak se këta dy personazhe u përfshinë në një vrasje të ndodhur në 2 shtator 2006, policia italiane mundi t’i arrestojë ata në 4 shtator.

Pikërisht nga kjo datë, Ilir Paja ka qëndruar i arrestuar deri në 14 gusht 2007, pasi teksa po e transportonin me ambulancë nga Livorno për në burgun e Carinolas në Itali, ai ka arritur të arratiset përsëri. Përmes hetimeve të kryera nga autoritet italiane, është provuar se Paja, ka mundur të dalë nga territori italian, duke u futur në Shqipëri, ku ka qëndruar i strehuar. Ndërsa, miku i tij Gentian Makshija, ka dalë para gjykatës së Milanos duke u dënuar në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINË TË NDARË NË DOZA BRENDA MAKINËS/ Arrestohet 29-vjeçari në Durrës
Previous article KËRKUAN TË ANULOHEJ GOLI I TRETË I MESSIT/ Marçiniak nxjerr “blof” francezët: Po ju a i patë 7 lojtarët në fushë kur shënoi Mbape…

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT