• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON Moska: Nëse nuk arrihen qëllimet ushtarake ruse, nuk do përfundojë lufta
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON Moska: Nëse nuk arrihen qëllimet ushtarake ruse, nuk do përfundojë lufta

23 December, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kthye sot në Kiev pas vizitës në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në llogarinë e tij në Telegram ai shkruante se forcat ukrainase “po luftojnë me objektiv arritjen e fitores”. Komentet vijnë ndërsa Rusia paralajmëroi sot se nuk do t’i japë fund luftës derisa të arrijë qëllimet e saj ushtarake.

Në postimin e tij zoti Zelenskyy përmendente paketën e re të ndihmës ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh, ofruar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa shtonte se “Ukraina do të kapërcente gjithçka”.

Ai falënderonte Holandën gjithashtu për premtimin e një ndihme deri në 2.5 miliardë dollarë për vitin 2023, që do të shërbejë për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike.

Kthimi i zotit Zelenksyy në Kiev vjen ndërsa Rusia vazhdon sulmet me artileri, raketa e mortaja, në disa rajone të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve vetëm pasi Rusia të arrijë qëllimet e vendosura, nga ajo që Moska e quan “operacion i posaçëm ushtarak”. Ai shtoi se Moska ka shënuar përparim të rëndësishëm në çmilitarizimin e Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se asnjë plan paqeje ukrainas, nuk mund të ketë sukses pa marrë parasysh realitetet e sotme që nuk mund të injorohen siç tha ai, duke iu referuar kërkesës së Moskës që Ukraina të njohë sovranitetin e Rusisë mbi gadishullin e Krimesë, të aneksuar prej saj në vitin 2014, si dhe mbi territoret e tjera që Moska ka tashmë nën kontroll.

Ndërkohë Kievi njoftoi se në 24 orët e fundit të paktën pesë civilë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në tetë rajone në jug dhe lindje të Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, qytetet e Bakhmutit, Lymanit, si dhe linja e frontit mes rajoneve të Luhanskut dhe Kharkivit po mbajnë peshën kryesore të sulmeve ruse./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KORÇË/ Gjendet i vetëvarur një 48-vjeçar në banesën e tij, mister shkaqet (EMRI)
Previous article EMIGRANTËT E PALIGJSHËM/ Mediat britanike: Djemtë shqiptar nisen për jetë më të mirë drejt Anglisë, përfundojnë të kyçur në “shtëpi bari”

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT