• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDAL NË POLICI/ Efektivi dhunon kolegun, një përjashtohet, tjetri pezullohet. AMP përjashton…
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDAL NË POLICI/ Efektivi dhunon kolegun, një përjashtohet, tjetri pezullohet. AMP përjashton…

23 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Elbasan brenda pak orëve ndodhin dy episode mjaft të rënda në radhët e Policisë së Shtetit. Sapo u mor një vendim për vënien në pranga për një efektiv policie pasi ai u denoncua për vjedhje në një banesë, një konflikt verbal mes tre të tjerëve ka bërë që Policia e Shtetit të ndërhyjë dhe të pezullojë efektivët deri në momentin e zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Policia mbrëmë doli me një reagim zyrtar që njoftoi masat ndaj efektivëve të Komisariatit të Elbasanit, të cilët u përfshinë në akte të paprecedentë. Sipas të dhënave efektivi 24-vjeçar, Geraldo Nela, është përjashtuar nga trupa e Policisë së Shtetit një ditë pasi u arrestua për grabitje.

Efektivi akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi akuzohet se ka vjedhur 30 mijë euro nga një qytetar, i identifikuar si Syrja Kuqja.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se është marrë masa e pezullimit dhe për dy efektivë të tjerë policie, të cilët janë konfliktuar. E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit. Gjatë konfliktit, R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

POLICIA

Vetë Drejtoria e Policisë së Shtetit bëri me dije se pas arrestimit të inspektorit të policisë i cili dyshohet se ka grabitur shumën prej 30 mijë eurosh të qytetarit gjatë një kontrolli banese është vendosur të përjashtohet nga struktura e policisë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore.

Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit. Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar asnjë punonjës policie që shpërdoron detyrën dhe besimin e qytetarëve, apo që bëhet vetë cenues i ligjit.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast të implikimit të punonjësve të Policisë, në paligjshmëri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Aksident në Tiranë, makina përmbyset në rrugë
Previous article MARJANA SEMINI, ANËTARE E GJYKATËS KUSHTETUESE/ “VOA”: Opozita, dyshime se mazhoranca po përpiqej të ndikonte me presione

s.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT