• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLASIN DEBATET NË KUVEND/ Tabaku e Bardhi ofendojnë Ibrahimajn, Spiropali i del në mbrojtje: Mos guxoni ta përbaltni
Home
Politikë

PLASIN DEBATET NË KUVEND/ Tabaku e Bardhi ofendojnë Ibrahimajn, Spiropali i del në mbrojtje: Mos guxoni ta përbaltni

22 December, 2022 s.autor Politikë

Deputetët demokrat, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë hedhur akuza të ashpra dhe ofendime ndaj ministres së ekonomisë Delina Ibrahimaj. Bardhi e ka cilësuar si shërbëtore të oligarkëve Delina Ibrahimaj, ndërsa Tabaku e akuzoi ministren se është e paaftë në punën që bën, ndërsa shtoi se ajo është e korruptuar.

E menjëhershme ka qenë përgjigja për opozitën nga ministrja e shtetit Elisa Spiropali e cila ka thënë se dy deputetëve të opozitës duhet tu vijë turp për tentativën e tyre për të përbaltur Ibrahimajn.

Bardhi: Shërbëtore e oligarkëve

Tabaku: Të të vij turp se ke ardhur nga rruga dhe më thua mua opozita e vulës. Ke nivel të mjerueshëm politik. Sot 300 milion euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve. Kaloni ktu dhe miratoni se si mund të kompensioni tenderat e koncesionet. Ministrja është e paaftë dhe sot janë në dëm të qytetarëve. Po askush nuk e ka paaftësinë tënde dhe korrupsionin tënd.

Spiropali: Nuk kemi lënë gjë pa thënë këtu në foltore për turpin tonë. Por të mos lini një ministre të flasë nga vendi duke ulëritur dhe duke i bërë akuza. Tabaku shkoi shumë më larg dhe ministrja që është këtu, nuk ka ardhur nga rruga por studime në Bokoni, me nderime të larta. Me doktoraturë aty. Ka punuar për vite në institucionet e Shqipërisë. Dhe të mos guxojë askush të lëshojë baltë apo akuza si prokuror të asaj kohe që nuk keni lidhje me të vërtetën.

Bardhi: Një shërbëtore e oligarkëve. Të sjellë fakte, dhe askush nuk ka të drejtë t’i drejtohet deputetëve si “përfaqësues të opozitës së vulës”. Varfëri në përgjigje nuk na vendosni dot epitet. Spiropali tërhiqi mbrapsht mesazhet tua se nuk kërcënohemi dot prej jush. Nuk bërë akuzë penale. Por e pyeta se në cilën shtëpi jeton, në cilën shtëpi dhe kush është pronari. A është një pronar oligark?

Ibrahimaj: Sa për transparencë unë jetoj në rrugën ku kam jetuar që prej vitit 2009. Shtëpia është në pronësi të Përparim Ibrahimajt, që është vjehrri im. Ajo është shpia ime. Lërini ato spiunët dhe shpifësit. Ju shikoni vetëm zi dhe vrer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË KUVEND/ Spiropali: Të mos guxojë asnjë deputet, sado me zë të trashë të pengojë ministrat të përgjigjen
Previous article BUROJNË NGA VEPRIMTARI TË PALIGJSHME/ Prokuroria konfiskon pasuritë e tre personave. Nga mijëra euro tek “Porsche Cayanne”

s.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT