Debate në seancë pasi deputeti i PD-së Flamur Noka ka kërkuar përgjigje për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i kësaj force. Noka paralajmëroi padi. Pas tij ka folur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila tha se është vendimmarrje e grupit parlamentar.
Noka: Kushtetua, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet. Emri im shkruhet jashtë grupeve parlamentare. Ju vazhdoni të thoni se kush është kreu i kësaj force, i kërkova KQZ me thirrje, më dërguan një listë, emri im është me Berishën, Vokshin, Spahon. në listën e PD. Zonjë më nxirr dokumentin ku unë kërkova të jem jashtë grupeve parlamentare, apo unë të iki nga PD. Më nxirr një vendim që na ka shpallur armik, ndryshe që nga nesër do të bëj gati një padi në GJK për shkelje të ligjit dhe rregullores, për sjelljen në Kuvend.
Nikolla: Çështje e funksionimit të grupit parlamentar sipas rregullores. Lidhet me vendimmarrjen e grupit parlamentar.
Më pas ka pasur debate dhe kundërshti nga deputetët e PD dhe akuza ndaj Alibeajt.
“Je kokrra e legenit”, u dëgjua Alibeaj duke i thënë Nokës.





