• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LIGJET E MAZHORANCËS SHQYRTOHEN ME SHPEJTËSI…”/ Nis me debate seanca parlamentare, Vasili kërkesë Nikollës: Hiqni nga rendi i ditës…
Home
Politikë

“LIGJET E MAZHORANCËS SHQYRTOHEN ME SHPEJTËSI…”/ Nis me debate seanca parlamentare, Vasili kërkesë Nikollës: Hiqni nga rendi i ditës…

21 December, 2022 s.autor Politikë

Ka nisur me diskutime e debate seanca e sotme parlamentare, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe aktesh normative. Seanca pritet të jetë maratonë dhe të vazhdojë edhe ditën e nesërme.

Në fillim të seancës, deputeti i PL-së, Petrit Vasili i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që të heqë nga rendi i ditës projektligjin për barnat, pasi ka një shkelje procedurale lidhur me të.

Sipas Vasilit, projektligji është miratuar dje në komisionin përkatës, ndërsa rregullorja përcakton se duhet të shqyrtohet pas një jave.

Ndër të tjera, Vasili solli në vëmendje dhe disa propozime për projektligje që ka bërë opozita muaj më parë, që sipas tij pengohen nga Kuvendi.

Vasili: Keni një ligj këtu në seancë, ligji për barnat i cili është haptas për shkeljen e rregullores. Ky ligj ka përfunduar së shqyrtuari dje, dhe rregullorja e Kuvendit thotë se raporti i komisionit hartohen jo më vonë se 4 ditë nga shqyrtimi në Komision.

Raporti shumëfishohet dhe i shpërndahet deputetëve 1 javë përpara shqyrtimit të saj në seancë parlamentare. Edhe ligjet me procedurë të përshpejtuar, raporti të paraqitet dy ditë përpara datës së seancës plenare.

Kërkoj që të hiqet nga shqyrtimi në këtë seancë. Këtu kanë ardhur në sallë, nisma ligjore që depozitohen pak muaj më parë, si ajo e Kodit Rrugor, ndërkohë që ka nisma të tjera që kanë 9 muaj me radhë dhe nuk shqyrtohen. Ligjet e mazhorancës kalojnë e shqyrtohen fët e fët, ndërsa ligjet e opozitës pengohen, të marrë fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBAT NË SEANCË/ Noka: Pse më keni nxjerrë nga grupi i PD, do ju padis! Nikolla: Lidhet me vendimmarrjen e… Alibeaj: Je kokrra e legenit
Previous article NIS SEANCA PARLAMENTARE E VITIT 2022/ Priten dy ditë diskutime, ja rendi i ditës

s.autor

Postime të ngjashme

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT