Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se uron që drejtësia e re të mos jetë kopje e drejtësisë së vjetër.
Tabaku i ka kërkuar kreut të ri të SPAK, Altin Dumanit, që të marrë përgjegjësi dhe të hetojë të gjitha dosjet që ajo vetë ka denoncuar.
Komentet Tabaku i bëri gjatë një interviste në News24, ku shtoi se SPAK që të veprojë me integritet kundër korrupsionit.
“Kam kërkuar që drejtësia e re të mos jetë një kopje e drejtësisë së vjetër. Drejtuesi i ri të marrë përgjegjësi për të gjitha dosjet që unë kam denoncuar. Jo me peshqit e vegjël. Jemi mësuar me punonjës që shkojnë përpara drejtësisë. Pres integritet për t’i shkuar të gjitha çështjeve. Lufta ndaj korrupsionit tregohet vetëm më punë. Nëse do kishte ndëshkim në dogana kushdo që vinte pas do të kishte frikë të bënte një akt korruptiv”, tha ajo.


