• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO ZVARRIT PROCESIN GJYQËSOR/ Gjobitet avokati i bosit turk të kriptomonedhave! Faruk Ozer pritet të ekstradohet drejt Turqisë
Home
Aktualitet
Kronikë

PO ZVARRIT PROCESIN GJYQËSOR/ Gjobitet avokati i bosit turk të kriptomonedhave! Faruk Ozer pritet të ekstradohet drejt Turqisë

20 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit të Durrësit gjobiti të martën avokatin shqiptar të Faruk Ozer, bosit turk të kriptomonedhave Thodex, me pretendimin se po zvarriste procesin.

Gjyqtari Valbon Çerkrezi njoftoi se avokati Klodian Skënderaj ishte gjobitur me 5 mijë lekë për zvarritje të procesit, ndërsa mori po ashtu vendim për zëvendësimin e tij me avokat kryesisht.

I pyetur nga BIRN Skënderaj tha se nuk dinte asgjë për gjobën. Ai tha se nuk kishte pasur njoftim për seancën dhe për këtë kishte munguar.

“Nuk isha fare në dijeni. Ju po më thoni që jam gjobitur”, tha Skënderaj në telefon. . Edhe seancën e kaluar, avokati Skënderaj nuk ishte i pranishëm, duke e mbështetur mungesën me një raport mjekësor.

Faruk Fatih Ozer ka ankimuar në Apelin e Durrësit vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që vendosi në favor të ekstradimit të tij drejt Turqisë në 17 nëntor të këtij viti. Vendim u ankimua pasi, sipas Ozer dhe mbrojtjes së tij, ekstradimi në Turqi rrezikon jetën e ish-bosit turk të kriptomonedhave Faruk Ozer.

Në fund të gushtit të këtij viti, Ozer u arrestua në Shqipëri për llogari të Turqisë ku akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se u largua nga vendi me afro 2 miliardë dollarë të përfituara përmes mashtrimit të mijëra përdoruesve të platformës së tij të kriptovalutës./ Marrë nga BIRN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKORD I RI I MESSIT/ Pas Ronaldos “thyen” edhe vezën
Previous article NDRYSHOJNË ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nga sot, nafta, benzina dhe gazi

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT