Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur se ka pasur një “plan ruso-serb” që të dielën të digjej pika kufitare e Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë. Ai thekson se nga të dhënat e institucioneve të sigurisë, del se autori i vërtetë i ngjarjeve në Jarinjë ishte presidenti rus, Vladimir Putin.
Kujtojmë se në anën serbe të Jarinjës, me 18 dhjetor u mbajt një protestë nga grupet djathtiste serbe, në shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që disa serbë lokalë kanë ngritur në veri të Kosovës që nga 10 dhjetori. Protesta u përshkua me incidente, pasi protestuesit bënë përpjekje të thyejnë kordonin policor.
Reagimi i plotë:
“DJE SERBIA NUK I NDALOI HULIGANËT SERBË – AJO U TËRHOQ NGA PLANI PËR DJEGIEN E JARINJËS
Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.
Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin.
Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës.
Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët).
Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte.
Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në.
Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë



