• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Macron: Do të isha i lumtur nëse Britania vendos rikthimin në BE
Home
Nderkombetare

Macron: Do të isha i lumtur nëse Britania vendos rikthimin në BE

20 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

“Një marrëveshje për Brexit është e mundur vetëm nëse përputhet me tregun e përbashkët të Bashkimit Europian.” Kështu deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për BBC me Andrew Marr, e cila do të transmetohet ditën e dielë.

Për gazetarin skocez, Macron u shpreh se Mbretëria e Bashkuar duhet të arrijë marrëveshje të cilat nuk vendosin në rrezik funksionimin e tregut të përbashkët, siç janë akordet e arritura mes bllokut europian dhe Kanadasë ose Norvegjisë. Presidenti francez shtoi se shërbimet financiare britanike mund të ruajnë aksesin në tregun e përbashkët europian, vetëm duke respektuar parakushtet e domosdoshme.

Më herët gjatë javës, Macron vizitoi Britaninë, ku ai u takua edhe me kryeministren Theresa May. Gjatë qëndrimit të tij, ai ripërsëriti lidhjet e miqësisë mes dy vendeve, ndërkohë që paralajmëroi zonjën May se Britania duhet të paguajë pjesën që i takon në buxhetin e Bashkimit Europian nëse dëshiron të ketë akses të vazhdueshëm në tregun e përbashkët edhe pas finalizimit të Brexit.

Sa i përket referendumit të mbajtur në vitin 2016 për largimin e Britanisë nga blloku europian, Macron u shpreh se votimi ishte një gabim. “Do të ishte kënaqësi të na bashkoheshit sërish,” deklaroi presidenti francez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lazio pret Chievo-n, veronezët kanë humbur 3 transfertat e fundit në Serinë A
Previous article (FOTO) Kolapsi financiar/ Dokumentet e UEFA-s zbulojnë dështimin e FSHF-së

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT