• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALTIN DUMANI MERR “FRERËT” E SPAK/ Prezantohet si drejtues
Home
Breaking News

ALTIN DUMANI MERR “FRERËT” E SPAK/ Prezantohet si drejtues

19 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka nisur prezantimi i Altin Dumanit si drejtues i SPAK-ut. Ai do të pasojë Arben Krajën pas tre vitesh. Ky i fundit gjatë ceremonisë tha se ka besim te Dumani se do ta çojë më tej punën e strukturës së posaçme. Në ceremoni është i pranishëm edhe kreu i KLP, Alfred Balla.

Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo është hera e dytë që ai kandidoi për të marrë “frerët” e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk arriti të fitonte përballë Arben Krajës.

Kush është kreu i ri i SPAK?

Altin Dumani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të nxehta në Shqipëri. Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha.

Nga ky operacion u lëshuan 32 urdhër arreste ndërsa u arrestuan 9 prej tyre. Ndërsa 18 të tjerë, mes të cilëve emra të bujshëm të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Talo Çela e Florenc Çapja, por edhe një avokat, janë shpallur në kërkim. Katër nga grupet kriminale operonin në Elbasan, një në Durrës dhe tre të tjerë në Tiranë.

Altin Dumani njihet edhe si prokurori i SPAK që udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujes Enkeleda Hoxha që lironte të fortët nga qelia. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI MAFIOZ NË ATHINË/ Kush janë dy shqiptarët që u vranë në mes të lokalit me breshëri plumbash
Previous article ÇASTET MAGJIKE TË LIONEL MESSSIT/ Momenti kur bie në krahët e familjes: Dua të shkoj në Argjentinë për të dëshmuar këtë çmenduri

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT