• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË DAJT/ Gazmir Ngota zbardhi ngjarjen, Marjeta Karaj hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe dëshmitarin. Gjatë ballafaqimit…
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA NË DAJT/ Gazmir Ngota zbardhi ngjarjen, Marjeta Karaj hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe dëshmitarin. Gjatë ballafaqimit…

19 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja makabër e 5 viteve më parë vijon të sjellë detaje tronditëse që lidhen me aktin barbar të torturimit, vrasjes dhe më pas djegies së Menduh Kurtdedës.

Është dëshmitari-autor që ka treguar me detaje gjithçka ka ndodhur, ndërkohë që ajo që për Policinë dhe Prokurorinë konsiderohet edhe si autorja që ka krijuar kushtet e vrasjes, ka mohuar njohjen me dëshmitarin e krimit.

Sipas të dhënave, ajo ka mohuar të ketë njohje me atë person dhe ka qëndruar fort në pozita mospranimi të përfshirjes në krimin e rëndë.

Ngota është arrestuar sapo është kthyer në banesën e tij, pasi ai ishte larguar nga shtëpia prej disa javësh. Sipas të afërmve të tij, ai ishte kthyer në banesë vetëm 10 minuta para se efektivët të mbërrinin për ta arrestuar, dhe prej tyre është dyshuar se mund të kishte kryer ndonjë vjedhje.

Ata kane treguar se Gazmiri kishte pasur një jetë endacaku, ndërsa më herët ka qenë i dënuar për vjedhje.

Gjatë ballafaqimit në gjykatë me të arrestuarën tjetër Marjeta Karaj, kjo e fundit mësohet se ka mohuar përfshirjen në ngjarje, madje ka thënë se nuk e njihte fare Gazmir Ngotën dhe nuk ishte takuar ndonjëherë me të.

Nga ana tjetër, 39-vjeçari ka bërë një rrëfim të frikshëm, që kur bashkë me djalin e Marjetës, Besmirin, e morën Menduh Kurtdedën në makinë të pirë, blenë bidonët me benzinë, e rrahën, e lidhën me zinxhir qeni pas një peme në Dajt dhe i vunë flakën sa ishte gjallë.

Mirëpo, kjo dëshmi nuk ka bindur as avokatin mbrojtës të tij, i cili ka kërkuar në Gjykatë një ekspertizë psikike për Gazmir Ngotën, për të përcaktuar nëse është apo jo mirë mendërisht. Ngjarja, për të cilën akuzohet Ngota së bashku me Marjeta Karajn dhe djalin e saj Besmirin, i cili ende nuk është arrestuar, ka ndodhur në 2017.

Policia dhe Prokuroria dyshojnë se shkak për ngjarjen është një borxh që viktima Menduh Kurdteda i kishte Marjetës dhe djali saj pasi e ka rrëmbyer e ka dhunuar dhe më pas djegur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET/ Media zvicerane: Zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë takime ‘sekrete’ në Zvicër për tensionet në Veri
Previous article PAMJET/ Fansi tentoi ta puthte në buzë, ja si reagoi Xhensila Myrtezaj!

s.autor

Postime të ngjashme

"VRASJA MAFIOZE" NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO) Aktualitet

"VRASJA MAFIOZE" NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO)

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA Aktualitet

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT