Një dëshmi e re në emisionin investigativ grek “Dritë në Tunel” ka ngjallur shpresat për gjetjen e Artemisa Vasilit, 19-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila është zhdukur 2 vite më parë në rrethana misterioze.
Një shqiptare që jeton dhe punon prej vitesh Suedi, ka pohuar në emision nëpërmjet një telefonate se ka parë Artemisën në qytetin e Goteborgut në Suedi.
Dëshmia në fjalë për 22-vjeçaren ka ngritur alarmin te autoritetet greke dhe ka shkaktuar mobilizimin e menjëhershëm të policisë lokale, Interpolit dhe Autoriteteve Konsullore, ndërsa është vënë në dijeni edhe avokati i familjes, Anastasios Dougas.
Pa humbur, avokati së bashku me Arin, vëllanë e Artemisës, udhëtoi për në Suedi për të takuar dëshmitaren dhe për të kërkuar ndihmën e policisë dhe autoriteteve konsullore atje.


