Që Eni Çobani është kthyer në “Fenomenin” e së dielës familjare dhe jo vetëm, këtë e dinim, por që të lërë pas të gjitha bukuroshet seksi të ekraneve shqiptare këtë nuk na e priste mendja.
Është qartazi e dukshme që “Zonja Eni”, ka arritur të hyjë në zemrat e shumë njerëzve, jo vetëm sepse në njëfarë mënyre zgjidh “hallet” në rubrikën që ajo drejton, por edhe mesa duket përcjell simpati të jashtëzakonshme tek audienca që e ndjek.
Ajo që nuk është e qartë është fakti se, sic u tha dhe më sipër, ajo drejton thjeshtë një rubrikë “Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E diela Shqiptare”.
E në fakt, nëse do e merrnim hollë hollë, as nuk e drejton sepse nuk qëndron e ulur në karrige si moderator, por si “Gjykatëse”.
Pra, nuk është ajo që bën hyrjen e emisionit, mbylljen apo qoftë edhe thërret publicitetin, është shumë larg kësaj pjese dhe prapë vlerësohet si e tillë.
Nëse do t’i qëndronim termit konkret “Moderatore/moderim”, shembulli i saktë do të ishte pershembull ai i Arbana Osmanit apo Alketa Vejsiut që njihen për “garën” midis tyre si edhe drejtimin e emisioneve dhe spektakleve, gjatë viteve.
E në fakt, e gjitha kjo filloi kur Opinion.al publikoi një sondazh me temën: “Cila është moderatorja më e pëlqyer?”
Sigurisht që Eni Çobani në vend të parë nuk pritej, të paktën nga kolegët e saj që edhe pse nuk kanë dhënë një reagim, padyshim që nuk i ka ardhur mirë. Veçanërisht kur ajo që ti mendon se po bën, nuk qënka ajo që ti mendoje.
E vetmja nga moderatoret që ka reaguar rreth këtij lajmi ka qenë Eni Cobani e cila e kënaqur me rezultatin ka postuar dhe foton e sondazhit në instagram. Ndërsa të tjerat që nuk fituan kanë folur me heshtjen e tyre këtë radhë.
Kjo është fuqia e audiencës shqiptare që siç duket, të jep status tjetër nga ai që ke. Më shumë sesa Eni Çobani, ose pas saj, më i lumturi duhet të ketë qenë Fevziu. Emisioni sigurisht që ishte i shikuar dhe komentet në rrjetet sociale vazhdojnë ende. A nuk bëhen emisione të tilla për këtë?!
Përgatiti: AlpeNews.al






