• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËMBËNGUL VUÇIÇ/ Dorëzon kërkesën në KFOR, zbulon numrin e trupave që do të fusë në Kosovë
Home
Rajon

KËMBËNGUL VUÇIÇ/ Dorëzon kërkesën në KFOR, zbulon numrin e trupave që do të fusë në Kosovë

16 December, 2022 s.autor Rajon

Ashtu siç kishte paralajmëruar Serbia i dërgoi KFOR-it kërkesën për të siguruar lejen e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore në Kosovë. Pas mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e së enjtes qeveria miratoi kërkesën për misionin e NATO në Kosovë, e që siç njoftoi presidenti Aleksandër Vuçiç u dërgua në formë elektronike.

Megjithatë në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, Vuçiç tha se e ka të qartë që kërkesa do të refuzohet.

“Nuk mendoj se ekziston mundësia që ata ta pranojnë kërkesën tonë, jo sepse është e keqe, pasi po ta mendonin më mirë kjo do t’i shërbente paqes, zbutjes së tensioneve dhe mundësisë për të gjetur një zgjidhje kompromisi”.

Vuçiç sqaroi se Serbia po kërkon kthimin e nga 100 deri në 1 mijë trupave në Kosovë, sipas rezolutës 12 44. E miratuar në vitin 1999 ajo ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake.

Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova. Neni 4 i rezolutës, vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për ndërlidhje me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi më herët se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga SHBA, dhe se shteti i tij kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU VJEHRRIN DHE KUNATIN NË LEZHË/ Policia arreston autorin (DETAJET)
Previous article THUMBON Capital T: Boll i bëtë të famshëm njerëzit budallenj

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT