• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI HORROR I 5 VITEVE MË PARË/ Si e vrau drejtuesja e fondacionit ortakun e saj për borxhin 1 mln lekë. Trupi i tij u gjet i djegur në Dajt
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI HORROR I 5 VITEVE MË PARË/ Si e vrau drejtuesja e fondacionit ortakun e saj për borxhin 1 mln lekë. Trupi i tij u gjet i djegur në Dajt

16 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ishte 15 maji i 2017-s, kur një telefonatë në numrin 129 të Policisë njoftonte se në malin e Dajtit ishte trupi i masakruar i një personi.

Policia dhe ekipi mjekësor bënë me dije rreth 24 orë më vonë se nuk kishin mundur dot ta identifikonin kufomën, për shkak se ishte tejet e dekompozuar, për shkak të plagëve të djegieve. U listuan një mori personash të zhdukur, u krahasuan ADN-të, Policia tha se po verifikonte çdo kërkesë dhe person që vinte në morg të përballej me trupin e masakruar, por brenda pak ditësh, ngjarja e Dajtit u harrua.

Aso kohe kishte shumë viktima që prodhonte droga, kryesisht ajo e kultivuara e për pasojë Policia e ndaloi kërkimin për ta identifikuar viktimën që rezultonte i dhunuar, i lidhur dhe më pas i vrarë. Pasi kishin kryer të gjitha këto veprime, autorët i kishin vënë edhe flakën, duke e djegur plotësisht thuajse. Por, Policia në fakt edhe aso kohe bëri me dije se një pjesë nga këmba e majtë kishte mbetur e padëmtuar, pjesë që sipas të dhënave ka çuar në zbardhjen e një akti monstruoz të kryer ndaj tij nga njerëz shumë të afërt dhe të njohur. Policia dje ka njoftuar detaje në lidhje me këtë ngjarje, por pa shpjeguar se si u la pas dore ai krim horror ndërkohë që personat që rezultojnë vrasës të tij, të paktën kështu thotë Policia, kanë qenë edhe njerëz publik, e madje kishin në dorë edhe fatin e fëmijëve jetimë.

NGJARJA

Policia e Tiranës bëri me dije se një trup i dekompozuar i gjetur në vitin 2017 në Kodër Shupal u identifikua nga Policia e Tiranës si Menduh Kurtdeda. Për vrasjen e tij u arrestuan Gazmir Ngota 39 vjeç dhe Marjeta Karaj 56 vjeçe. Ndërsa djali i kësaj të fundit, Besmir Karaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ka rezultuar se ndodhet në Itali prej më shumë se dy vitesh. Policia bën me dije se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një borxh prej 1 milion lekësh që viktima nuk ia kishte shlyer Marjeta Karajt, me të cilën kishin krijuar një fondacion për kujdesin e fëmijëve jetim të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit.

Dyshimet janë se mes tyre kishte edhe një lidhje intime, sërish sipas Policisë. Zyrtarisht, kryepolici i Tiranës bëri me dije se Menduh Kurtdeda, me origjinë nga Dibra, kishte banuar në Lukovë të Sarandës, ndërkohë që ai ishte bashkëpunëtor i Marjeta Karajt në organizatën e saj. Ai në fakt ka bashkëpunuar me gruan dhe se nuk është fshehur në Tiranë, por duke qenë i divorcuar, ai është zhvendosur në Tiranë ku edhe është marrë peng nga djali i Marjetës dhe shoku i ngushtë i tij. Sipas të dhënave jo policore, bëhet me dije se ai i kishte marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra mikeshës dhe bashkëpunëtores së tij dhe nuk kishte mundur t’ia kthente.

Dhe ditën që është takuar në zonën e “Xhamllikut” ai ka biseduar me ta, duke iu dhënë edhe argumente, por sipas Policisë, dy të rinjtë dhe mikja e tij nuk i kanë pranuar. Ai është futur në një automjet dhe është dërguar në zonën e Alliasit, thotë Policia. Atje është dhunuar, sipas Policisë edhe nga gruaja, dhe më pas është dërguar në vendin ku edhe është vrarë dhe djegur. Ngjarja ka ndodhur plot 5 vite më parë, ndërkohë që sipas të dhënave Menduhi ishte baba i tre fëmijëve nga martesa e tij, e dy djemve dhe e një vajze. Policia ende nuk di të shpjegojë se pse është lënë kaq vite i pazbardhur ai krim, ndërkohë që ditën e djeshme është bërë me dije se gruaja ka mohuar jo vetëm autorësinë por edhe dijeninë në lidhje me krimin, por ka qenë shoku i djalit, që dyshohet se ka treguar gjithçka me detaje në lidhje me shkaqet dhe mënyrën barbare të ekzekutimit të dibranit, mik i familjes Karaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THUMBON Capital T: Boll i bëtë të famshëm njerëzit budallenj
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshë të re efektivi i FA-ve, ja shkaku

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT