• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU DY KUSHËRINJTË PAS KONFLIKTIT PËR PARCELËN ME KANABIS/ Daniel Pepaj dënohet me burgim të përjetshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU DY KUSHËRINJTË PAS KONFLIKTIT PËR PARCELËN ME KANABIS/ Daniel Pepaj dënohet me burgim të përjetshëm

14 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasin Daniel Pepaj, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi afro dy vite më parë në Vrith të Malësisë së Madhe. Pas më shumë se dy vitesh në arrati, pak ditë më parë 27-vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës. Pas ndalimit të tij, Daniel Pepaj u njoh me rikonfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Gjatë kësaj seance mësohet se Daniel Pepaj nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me vrasjen e ndodhur më 3 tetor të vitit 2020 duke mos dashur që të flasë momentalisht.

Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë pritet që t’i bëjë deklaratat rreth ngjarjes së rëndë në seancat në vazhdim. Ndërkohë avokati mbrojtës Arbër Raja po ashtu nuk ka bërë asnjë deklarim rreth vrasjes së dyfishtë ndërsa gjatë seancës për rikonfirmim të masës së sigurisë kërkoi që Daniel Pepaj të lihej “arrest shtëpie” duke qenë se 27-vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë nga ana tjetër prokurori i çështjes Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Izabela Radovani vendosi “arrest me burg” për të riun.

Fillimisht dy viktimat Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj rezultuan të zhdukur ndërsa pas kërkimeve për disa nga banorët dhe efektivët e policisë trupat e pajetë u gjetën në afërsi të një parcele me kanabis. Disa ditë përpara ngjarjes së rëndë mësohet se Daniel Pepaj është goditur nga dy viktimat me pretendimin se i kishte vjedhur disa rrënjë kanabis. Pasi është goditur, sipas dyshimeve 27-vjeçari ka marrë një armë dhe ka qëlluar shtetasin Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj duke i lënë të vdekur në vend. Më përpara sipas dyshimeve që ka policia autori i ka kërkuar një armë një banori të zonës por nuk ia ka dhënë.

Pasi i ka qëlluar dyshohet se Daniel Pepaj ka telefonuar të vëllanë duke i treguar vrasjen e dyfishtë. Po ashtu mendohet se menjëherë pas ngjarjes, Daniel Pepaj të jetë larguar drejt Malit të Zi e më pas është rikthyer duke u fshehur në malet e zonës ku banon derisa vendosi të vetëdorëzohet. Tashmë pritet që prokuroria të kërkojë dënimin e më pas gjykata të japë vendimin e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNSHKRUAR NGA RAMA DHE SUNAK/ Publikohet marrëveshja për kthimin e emigrantëve të paligjshëm nga Anglia në Shqipëri
Previous article ÇUDIT shkrimtari turk: Putini është mysliman, u konfirmua në 2015

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT