• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Atentati ndaj biznesmenit Dash Gjoka teksa udhëtonte me mjet të blinduar, kush është 37-vjeçari që u hakmor për vëllanë e vrarë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Atentati ndaj biznesmenit Dash Gjoka teksa udhëtonte me mjet të blinduar, kush është 37-vjeçari që u hakmor për vëllanë e vrarë

14 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rreth 7 vite pas një atentati ndaj një biznesmeni në zonën e Shijakut, një nga autorët e ngjarjes është arrestuar në Spanjë. Policia e Shtetit bëri me dije se ka ekstraduar shtetasin Enkel Kërrtalli.“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi E. K., 37 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese’, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’”, sqaroi Policia.

Ngjarja ndodhi më 23 gusht të vitit 2017 në zonën e Sallmones në Shijak, kur biznesmeni Dashamir Gjoka, u qëllua me breshëri plumbash ndërsa udhëtonte me një mjet të blinduar bashkë me fëmijët. Ai u qëllua disa herë me armë zjarri nga një makinë tjetër që ju doli paralel.

Dy ditë më vonë, u identifikua si autor të ngjarjes, vëllezërit Enkel dhe Morel Kërtalli, të cilët në momentin e ngjarjes ishin në një kafe në zonë dhe sapo kanë parë biznesmenin kanë marrë armët dhe i kanë ndjekur.

“Dy vëllezërit, më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur ‘Komuna Xhafzotaj’, Shijak, dyshohet se duke lëvizur me një mjet tip ‘Benz’ kanë qëlluar me armë zjarri automatik automjetin tip ‘Benz’ të blinduar (po në lëvizje) që drejtohej nga shtetasi D. Gj. 46 vjeç, banues në Shijak. Nuk ka pasur persona të dëmtuar. Gjatë këqyrjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm”, sqaronte Policia në atë kohë.

HAKMARRJA PËR VËLLAIN

Atentati ndaj tij dyshohet se hakmarrje e dy të rinjve për vëllain e tyre, Elvin Kërtalli, që u ekzekutua mbrëmjen e 26 gushtit të vitit 2013 në qendër të qytetit të Shijakut.

Vëllezërit Kërtalli dyshonin se personi që e vrau vëllain e tyre është mbështetur nga Gjoka, në restorantin e tij. Gjithashtu ditën ku është ekzekutuar Elvin Kërtallit ka mbetur i plagosur dhe miku i tij Dorian Zotaj.

KUSH ËSHTË DASHAMIR GJOKA

Dashamir Gjoka, nga Durrësi, rezulton i dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim qeniesh njerëzore. Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit “Antimafia”, nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se: Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikohen si veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Trafikimi i personave”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË VERI/ Kosova mban sot ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE
Previous article ZHGËNJIMI NGA POLITIKA, KORRUPSIONI E PAPUNËSIA/ Si po braktiset e shpopullohet ky vend i Ballkanit

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga Aktualitet

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat Aktualitet

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT