• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËTO XIXËLLONJAT, RAMA I KA PENGJE”/ Noka akuza kryeministrit: Planifikoi të asgjësonte opozitën në 6 dhjetor, donte…
Home
Politikë

“KËTO XIXËLLONJAT, RAMA I KA PENGJE”/ Noka akuza kryeministrit: Planifikoi të asgjësonte opozitën në 6 dhjetor, donte…

12 December, 2022 F.autor Politikë

Deputeti i PD Flamur Noka deklaroi edhe një herë se Edio Rama është autori që fshihet pas skenarit të goditjes me grusht të Sali Berishës. Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të kësaj të hëne, ai tha se Rama kishte në plan që pasi të goditej Berisha, opozita të shpërthente në dhunë, dhe më pas do të kishte edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për të vijuar me synimin e tij për ta asgjësuar atë.

Noka më tej tha se Rama i ka pengje ministrat e tij, ndërsa thotë se në 9 vite në e keqja po trumpetohet si diçka normale dhe se normal kërkohet të quhen si të prapambetura.

“Ka 9 vite që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e krimit, bandave, drogës dhe korrupsionit. Rama dhe banda e tij, që quhet qeveri, janë munduar t’i imponojnë qytetarëve që hajdutërinë, krimin dhe çdo gjë tjetër të zezë, ta quajnë normë dhe standard. E gjitha kjo është bërë me një qëllim, që shoqëria të pranojë të keqen si normalitet.

Ka pasur një skenar, që shqiptarët të mësohen dhe të bëhen njish me të keqen, dhe morali të jetë pjesë e së shkruarës dhe kush i përqafon të konsiderohet i prapambetur.

Nuk ka ndodhur kurrë në shoqëritë njerëzore kjo që ka ndodhur në pushtetin e Rilindjes. Ndaj nuk ka qenë rastësi që bëj korrupsion me tendera, na dilnin xixëllonjat këtu e na thonin që është normale dhe bëhen dhe filma nëpër botë. Këta këtu pas janë të gjithë pengje, njëra peng e doganës, tjetra e burrit investitor strategjik, e tjr.

Data 6 nuk ka asnjë autor tjetër, vetëm Edi Ramën. Bëri gjithçka në një vit për ta gjunjëzuar opozitën. Pasi i kishte blerë kreun dhe disa nënkrerë dhe tentoi ta përçajë, kur pa që nuk ia arriti aplikoi skenarin e dytë, pasi i mori vulën. Përsëri nuk ia arriti të asgjësoi, dhe skenari tjetër pas dhunës politike, ishte dhuna fizike. Datën 6 dhjetor Rama e kishte konceptuar si triumfalitetin e tij”.

E mendonte veten në Samit yll që do shkëlqente… kush ia hiqte shkëlqimin? Sali Berisha! Arriti skenari për të goditur Berishën, turma do asgjësonte agresorin, do digjte godina, do kishte mbështetje ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën dhe do shpallte veten mbret”, tha Noka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME EDI RAMËN/ Yuri Kim: Vlerësim maksimal për Samitin, në një mëndje për reformën në drejtësi
Previous article PUBLIKON FOTOT/ Nora Istrefi i mahniti të gjithë me 'look-un' e saj më të fundit!

F.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT