Shtëpia e Bardhë ka reaguar më shqetësim për rritjen e partneritetit mes Iranit dhe Rusisë. SHBA ka thënë se do të punojë për të bërë të mundur ndërprerjen e shkëmbimit të armëve mes vendeve.
“Ky është një partneritet i plotë i mbrojtjes që është i dëmshëm për Ukrainën, për fqinjët e Iranit dhe sinqerisht për komunitetin ndërkombëtar,” tha John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Më tej Kirby shtoi se SHBA po vendos sanksione të reja ndaj tri subjekteve ruse të përfshira në blerjen dhe përdorimin e dronëve rusë. Gjithashtu SHBA autorizoi një shtesë prej 275 mln dollarësh në ndihmë ushtarake për Ukrainën. Ndër të tjera theksoi se qindra dronë që Irani po i ofron Rusisë po përdoren për të vrarë ukrainas të pafajshëm dhe për të shkatërruar infrastrukturën civile.
“Irani po i ofron Rusisë një nivel të paprecedentë , mbështetje ushtarake dhe teknike, në këmbim, Rusia po kërkon të bashkëpunojë me Iranin për zhvillimin e armëve dhe komponentët e avancuar ushtarakë. Duket se mund t’i sigurojë Teheranit helikopterë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore së bashku me pilotët e trajnimit në Rusi.
Së fundmi bëri me dije se SHBA ka paralajmëruar vendet e tjera të Lindjes së Mesme se aleanca mund të përbëjë një kërcënim për rajonin e tyre dhe tha se SHBA do të “bashkojë vendet me të njëjtin mendim” për të diskutuar bashkëpunimin Iran-Rusi.


