• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Vuçiç: Po ndodh ajo që paralajmëruam, ndërgjegjja jonë është e pastër. Nëse shqiptarët nuk…
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Vuçiç: Po ndodh ajo që paralajmëruam, ndërgjegjja jonë është e pastër. Nëse shqiptarët nuk…

12 December, 2022 s.autor Breaking News, Rajon

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua kombit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën e tensionuar në Veri.

Sipas tij, “ajo që ishte paralajmëruar ditët dhe javët e mëparshme po ndodh pikërisht tani. Fillimisht nga aspekti ndërkombëtar, nga i cili kemi lajme false, të rreme për situatën në terren. Në terren kemi një luftë të vështirë të popullit serb për mbijetesë në vatrat e tyre”, tha Vuçiç.

Ai ka përsëritur se “Policia e Kosovës” nuk ka të drejtë të jetë në veri të Kosovës dhe Metohisë.

“Sot ata pushtuan veriun me njësi speciale. Bashkësia ndërkombëtare po bën sikur nuk e pa”, tha ai.

Sipas Vuçiçit, kjo situatë lidhet me “përfundimin e çështjes serbe në Kosovë dhe Metohi” dhe akuzoi një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare për këtë.

“Bëhet fjalë për një përpjekje për t’i dhënë fund çështjes serbe në Kosovë, në të cilën marrin pjesë Kurti, autoritetet e Prishtinës dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Është e rëndësishme për ne që të ftojmë shqiptarët dhe serbët për të ruajtur paqen”, tha ai.

Presidenti i Serbisë tha se për të kjo është dita më e vështirë që kur ka qenë president apo kryeministër dhe se nata më e vështirë është përpara.

“Kam një pyetje për partnerët tanë amerikanë: Cilat marrëveshje i respekton Prishtina dhe cilat amerikanët?”

Vuçiç tha se “kemi informacione nga KFOR-i se shqiptarët nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj protestuesve”.

“Shpresojmë se ata do të garantojnë sigurinë e serbëve. Nëse nuk është kështu, gjithçka do të jetë e qartë për ne menjëherë”, tha Vuçiç.

“Ndërgjegjja jonë është e pastër. Na janë lidhur duart, por edhe kur na detyrojnë në një qoshe të tillë, duhet të luftojmë. Mesazhi im për njerëzit është të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in dhe të mos lejojnë të provokohen”, tha Vuçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË VERI/ CNN: Mes rritjes së dhunës dhe përplasjeve me serbët, Kosova i bën thirrje NATO-s për ndërhyrje
Previous article PAMJET/ Rama prezanton projektin e kampusit të ri arsimor në Fushë Kuqe

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT