• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Ministrja gjermane mesazh të fortë Vuçiçit: Retorika e Serbisë rrit tensionet në Kosovë
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Ministrja gjermane mesazh të fortë Vuçiçit: Retorika e Serbisë rrit tensionet në Kosovë

11 December, 2022 F.autor Breaking News, Rajon

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranushme”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi Policia e Kosovës shtoi praninë e saj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Situata atje ka javë që është tensionuar – fillimisht për shkak të planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe, pastaj për shkak të zgjedhjeve të planifikuara në atë pjesë, që kundërshtoheshin nga serbët lokalë.

Si pasojë e tensioneve në rritje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu zgjedhjet e parapara më 18 dhjetor për në prill të vitit të arshshëm.

Në një postim në Twitter, Baerbock tha se Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë, sipas saj, bën të kundërtën.

Ministrja gjermane tha se janë “të papranueshme” edhe sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Një patrullë e këtij misioni u sulmua mbrëmjen e së shtunës me shok bombë nga, siç u tha, persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës.

Ditëve të fundit, atje ka pasur disa incidente me armë zjarri, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FOKUSOHUNI NË DIALOG"/ SHBA bën thirrje për çmontimin e barrikadave në veri të Kosovës
Previous article SHIFRAT/ Në Shqipëri gratë rrihen! OBSH: Jeni të dytët pas Rumanisë, në Evropën Qendrore

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola Aktualitet

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT