• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI NË BRUKSEL/ Arrestohet eurodeputetja greke e akzuar për korrupsion
Home
Nderkombetare

SKANDALI NË BRUKSEL/ Arrestohet eurodeputetja greke e akzuar për korrupsion

11 December, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet belge vendosën të arrestojnë Eva Kailin për çështjen e financimit nga Katari, siç raportojnë gazetat belge L’Echo dhe Le Soir.

Kaili do ta kalojë natën në një qeli në Bruksel derisa të dalë para gjyqtarit, gjë që duhet të ndodhë brenda 48 orëve, ose do të lirohet. Më pas gjykatësi do të vendosë nëse ajo do të mbahet në paraburgim apo do të lirohet me kusht në pritje të gjykimit. Në Belgjikë, institucioni i paraburgimit është shumë i ndryshëm nga ai që zbatohet në Greqi. Paraburgimi në Belgjikë zbatohet vetëm në rastin kur i akuzuari mund të largohet nga vendi dhe jo për përsëritjen e mundshme të krimit.

Eurodeputetja akuzohet për organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.  Së bashku me Eva Kailin u arrestua edhe partneri i saj, Francesco Giorgi, ndihmës i një tjetër eurodeputeti, i cili gjithashtu pritet të dalë para gjyqtarit. Të njëjtin fat ka edhe ish eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri. Luca Visentini, Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, u lirua me kusht.

Mbrëmë është kontrolluar edhe në shtëpinë e një eurodeputeti të dytë, i cili sipas informacioneve është Mark Tarabella. Burimet bëjnë me dije se hetimet janë zhvilluar në zonën e Liezhit. Hetimi u zhvillua në prani të kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Kompjuteri dhe celulari i janë konfiskuar, por ai nuk është dërguar për t’u marrë në pyetje.

Vendimi i autoriteteve belge po shkakton furtunë në Bruksel, pasi konsiderohet si skandali më i madh i dekadave të fundit. Hetimet filluan pas dyshimeve se Katari u dha ryshfet zyrtarëve ose me para ose me dhurata të rëndësishme për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian.

Sipas informacioneve të mediave greke, autoritetet belge pritet të njoftojnë përfshirjen e personave të rinj në çështjen e financimit të zyrtarëve të Parlamentit Europian, pasi do të thirret për të dëshmuar edhe motra e nënkryetares së Parlamentit Europian.

Rasti me familjen Kailis dhe përfshirja e tyre e mundshme në një skandal financimi, krijimi i një organizate kriminale dhe pastrim parash vijon të hetohet nga autoritetet belge dhe zhvillimet pritet të jenë të stuhishme në orët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKON ANTONY BLINKEN/ Manja: Mirënjohje për mbështetjen në jetëzimin e reformës në drejtësi
Previous article PAMJET E FRIKSHME/ Shembet muri i stadiumit në Ballsh, zë poshtë disa makina

s.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT