• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBILLEN 360 NË LIQENIN E PRUSHIT/ Veliaj: Do e transformojmë në park lokal; i afrohemi pemës së një milionë të mbjellë në Tiranë
Home
Politikë

MBILLEN 360 NË LIQENIN E PRUSHIT/ Veliaj: Do e transformojmë në park lokal; i afrohemi pemës së një milionë të mbjellë në Tiranë

11 December, 2022 s.autor Politikë

Pas Liqenit të Tiranës dhe atij të Farkës, Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen masive të pemëve në Liqenin e Prushit. Duke shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Maleve, nxënës të shkollave “Bedri Llagami” dhe “Asim Vokshi”, si dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbollën 360 pemë në këtë park.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili mori pjesë në aksionin për mbjelljen masive të pemëve, tha se ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë dëmtuar pyllëzimin.

“Kur mendon si janë prerë pemët në shumë prej pyjeve tona, ky është një moment për reflektim. Sa mirë që kemi një brez që e ka kuptuar se nuk është e rëndësishme të jesh mirë vetë, për sa kohë nuk je në paqe në natyrën. Sot, më shumë se 360 pemë, janë 360 leksione për çunat dhe gocat e Tiranës që vjen, që është një Tiranë shumë më e mirë se ajo që gjetëm. Aseti numër një i qytetit tonë janë njerëzit: njerëz më të mirë, e bëjnë një qytet më të mirë. Jam shumë krenar sot nxënësit e shkollave “Bedri Llagami” në Vaqarr, dhe “Asim Vokshit”. Po japin një model fantastik,” u shpreh ai.

Veliaj tha se ashtu sikurse në Farkë e në Liqenin Artificial, edhe në këtë park do të shtohet gjelbërimi. “Plani ynë është të bëjmë atë që bëmë në Farkë. Kur nisëm mbjelljet në Farkë, kori i asgjëbërësve që komenton çdo pemë, nisi të tallet sepse të tallesh është gjëja më e thjeshtë në botë. Të punosh është një çikë më e vështirë. Ajo që nisi si një punë modeste në Parkun e Farkës, është kthyer sot në një hapësirë të jashtëzakonshme, ku po mbaron pedonalja, i është dhënë vlerë zonës aty, është kthyer në një mushkëri e dytë për Tiranën. Tirana ka Parkun e madh të Liqenit, i cili vizitohet ga rreth 250 mijë vizitorë, por besoj se parqet e vogla, si ky këtu në Liqenin e Prushit, ku planifikojmë të bëjmë një pedonale rreth tre kilometra të gjatë, është ideal për park lokal,” tha ai.

Kreu i Bashkisë shtoi se kjo stinë do mbyllet me një milionë pemë të mbjella në Tiranë, duke vijuar me objektivin për vitin 2030, me dy milionë pemë.

“Sot jemi në një situatë kur po i afrohemi mbjelljes së një milion pemëve. Këtë e them me krenarinë më të madhe! Jemi diku te 960 mijë pemë të mbjella që nga viti 2015, diçka që asokohe shihej me cinizëm nga ata që s’kanë bërë ndonjëherë një punë në jetën e tyre. Ky është një mesazh që çdo gjë mund të bëhet, por duhet punuar çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë, edhe nëpër rrugët urbane, edhe nëpër hapësirat e parqeve, që të themi me krenari se do e kapim misionin tonë, atë të mbjelljes së 2 milion pemëve deri në vitin 2030,” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BESOJ TE KJO PJESË"/ Habit Armina Mevlani tregon pse nuk është celebruar ende me Shkëlzen Berishën
Previous article E FRIKSHME/ Momenti kur vullkani Fuego shpërtheu në Guatemalë

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT