• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“1 MIJË USHTARËVE SERBË NË KOSOVË”/ Berisha: Vuçiç po luan me zjarrin. ‘Putini i vogël’, po i bie brirëve të konfliktit të ri në rajon
Home
Politikë

“1 MIJË USHTARËVE SERBË NË KOSOVË”/ Berisha: Vuçiç po luan me zjarrin. ‘Putini i vogël’, po i bie brirëve të konfliktit të ri në rajon

11 December, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po luan me zjarrin. Sipas tij, deklarata e Vuçiçit për dërgimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë, tregon për fillimin e një konflikti të ri.

“Serbomadhi Aleksandar Vuçiç po luan me zjarrin! Deklarimi i tij për futjen e 1 mijë ushtarëve serb ne Kosovë është thirrje luftënxitëse. Të dashur miq, Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe banda kriminale me mercenarët e Wagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë veriun e Republikës së Kosovës. Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri kundër forcave të Policisë së Kosovës që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorvë të zonave të Veriut të Kosovës.

“Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në detyrë të forvave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina. Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë. Në këto deklarata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë”, shkroi ndër të tjera Berisha në Facebook.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës. Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMENDJE! Këto ushqime duhet t’i konsumoni çdo ditë nëse vuani nga artriti reumatoid
Previous article 32 VITE PARTI DEMOKRATIKE/ Basha reagon nga SHBA: Lindi europian dhe do të mbetet e tillë

s.autor

Postime të ngjashme

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT