• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS/ Beogradi: Populli serb është ngopur dhe nuk duron më
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS/ Beogradi: Populli serb është ngopur dhe nuk duron më

11 December, 2022 s.autor Rajon

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është “i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë” dhe se “Beogradi dhe populli serb dëshirojnë paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe”.

“Populli serb është ngopur me terrorin e Kurtit dhe nuk do të durojmë më, populli serb do të përgjigjet me gjithë çka ka kundër agresionit të Kurtit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke mos ofruar dëshmi për pretendimet e bëra.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi mbrëmjen e djeshme se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiçen menjëherë dhe se autoritetet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së”, tha Kurti përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar synimeve të autoriteteve serbe për angazhim të forcave të saj në Kosovë.

“Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”, nënvizoi ai.

Kurti u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të dënojnë atë që e ka konsideruar “dhunë të orkestruar” dhe ka thënë se çdo veprim tjetër “do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PLANET PËR ZGJERIMIN E FAMILJES TE GJËRAT QË NUK I PËLQEJNË TE LEDRI/ Sara Hoxha i thotë të gjitha
Previous article LËKUNDET SËRISH GREQIA/ Tërmet 4.2 ballë, ja ku ishte epiqendra

s.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT