• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË MASKUAR DHE ME ARMË NË DUAR/ Dalin PAMJET nga vjedhja e servisit të celularëve në Shkodër
Home
Aktualitet
Kronikë

TË MASKUAR DHE ME ARMË NË DUAR/ Dalin PAMJET nga vjedhja e servisit të celularëve në Shkodër

9 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shkodrës ka publikuar videon e vjedhjes së servisit të celularëve tre ditë më parë.

Dy të rinjtë duken teksa vjedhin dyqanin duke thyer xhamin.

Uniformat blu njoftojnë se kanë prangosur njërin prej tyre, 19-vjeçarin me iniciale Xh. B., ndërsa 17-vjeçari po hetohen në gjendjhe të lirë për shkak të moshës.

Vjedhja  ka ndodhur më datë 6 dhjetor në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër,

Dy të rinjtë kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat (servis celularësh) ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

Atyre  iu gjetën në banesa dhe iu sekuestruan, disa nga celularët dhe sende të tjera të vjedhura, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

VIDEO

Njoftimi i policisë

hkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shop”, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me thyerje, në një biznes (servis celularësh), ngjarje e ndodhur më 06.12.2022.

Vodhi me thyerje, aparate celulare dhe sende të tjera, në një biznes në Shkodër, vihet në pranga 19-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar, bashkëpunëtor i të arrestuarit.

Këtyre shtetasve iu gjetën në banesa dhe iu sekuestruan, disa nga celularët dhe sende të tjera të vjedhura, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje me thyerje, në një biznes (servis celularësh), në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Shop”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të këtij rasti, si dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tij.

Si rezultat, është arrestuar shtetasi Xh. B., 19 vjeç dhe janë referuar materialet e ka nisur procedimi në gjëndje të lirë, për një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.12.2022, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat (servis celularësh) ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

Në vijim, në kuadër të operacionit “Shop”, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, ku janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR KORRUPSIONIT/ PD: Shqipëria me Ramën e dorëzuar përballë vjedhjes, me hajdutët...
Previous article "U VEPRUA NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN"/ Ish-deputeti i PS-së flet për shembjen e “Prestige Resort”: Institucionet duhet të sigurojnë të drejtën e ankesës, më pas…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT