• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“U VEPRUA NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN”/ Ish-deputeti i PS-së flet për shembjen e “Prestige Resort”: Institucionet duhet të sigurojnë të drejtën e ankesës, më pas…
Home
Politikë

“U VEPRUA NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN”/ Ish-deputeti i PS-së flet për shembjen e “Prestige Resort”: Institucionet duhet të sigurojnë të drejtën e ankesës, më pas…

9 December, 2022 s.autor Politikë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj thotë se institucionet vepruan në kundërshtim me ligjin në rastin e shembjes së “Prestige Resort”.

Sipas tij, autoritetet fillimisht duhet të japin të drejtën e ankesës bizneseve, më pas i lind e drejta e procesit gjyqësor.

Në një intervistë për Neës24, Malaj tha se shembja e “Prestige Resort” me tritol nuk kishte ndonjë emergjencë. Ai thotë se në parim janë të gjithë të barabartë përpara ligjit, por kjo nuk shihet në praktikë.

Malaj: Edhe nga pikëpamja njerëzore, mënyra si u veprua ishte në kundërshtim me ligjin. Ne thamë që duhen tre pushtet, dhe në çdo rast, i lind një kontradiktë administrative, institucioni ka detyrim ligjor ka njoftojë dhe t’i japë të drejtën e ankesës dhe pas përfundimit, i lind e drejta e procesit gjyqësor.

Në momentin që biznesit i lind një konflikt gjyqësor, gjëja e parë që duhej të ndodhte është respektimi i institucioneve ligjore. Kjo është një situatë e trishtueshme që ushqen ndjenjën e mosbesimit dhe krijohen influenca negative. Në fund të fund prona e një privati është dhe kombëtare.

Nuk kishte asnjë emergjencë që të shembej. Edhe në fundjavë… kjo nuk është mënyra sesi duhet të zgjidhim konfliktet që lindin me biznesin dhe biznesi duhet respektuar për investimin që ka bërë. Nëse lindin probleme ka rrugë administrative ose gjyqësore për t’i zgjidhur. Në asnjë rast, është kritike kur qeveris vendin, që të ulësh çdo pasiguri dhe frikë që krijohet.

Nuk ka nevojë për emergjencë dhe sasi tritoli për të hedhur në erë një ndërtim që kishte marrë një status specifik në turizëm. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por në praktikë nuk e shohim të ndodhë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË MASKUAR DHE ME ARMË NË DUAR/ Dalin PAMJET nga vjedhja e servisit të celularëve në Shkodër
Previous article LISTA/ Përzgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të FRPD-së

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT