Një gjë është e sigurtë: një pjesë e mirë e vajzave të njohura shqiptare dinë mirë se çfarë bëhet me modën kudo në botë. Thënë këto, ato e përcjellin menjëherë këtë intuitë edhe tek ndjekësit e tyre, duke rregulluar kështu pamjen dhe syrin ndaj të bukurës në përgjithësi në Shqipëri e Kosovë.
Trendi më i fundit që u përqafua nga yjet botërore ishin pikërisht xixat e gurët. Me pak fjalë, çdo vajzë duhet të shkëlqentë shumë ose fare, nuk ka një rrugë të mesme. Kjo ka bërë që të shohim vërdallë xhaketa, fustane, çizme, e gjithçka tjetër të punuar tërësisht me gurë e xixa.
Teksa i kemi hedhur një sy Instagramit të vajzave të njohura shqiptare kemi vënë re se ato kanë ditur t’i kombinojnë mirë xixat në mënyrë që ato të mos duken të tepërta dhe i kanë përdorur ndryshe në vende të ndryshme ku kanë qenë të ftuara, çka ka bërë që të shikojmë se si edhe këto veshje që në pamje të parë duken të rënda, në fakt të përshtaten mjaft mirë me kontekstin.
“Jumpsuit” sportiv ose klasik që mund ta kombinosh në çdo rast









