• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBJA E “PRESTIGE RESORT”/ Ish-kryeprokurori i Kasacionit në Itali: Të nisin hetimet për zyrtarët që urdhëruan shembjen…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHEMBJA E “PRESTIGE RESORT”/ Ish-kryeprokurori i Kasacionit në Itali: Të nisin hetimet për zyrtarët që urdhëruan shembjen…

8 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacionit në Itali, Profesor Pierpaolo Rivello, shpreh shqetësim të madh në lidhje me procedurat e ndjekura nga institucionet shqiptare për shembjen me tritol të Prestige Resort.

“Ajo që shoh më të çuditshme, mbi të gjitha anomalitë, është që duhet të ekzistojnë mekanizmat e kontrollit dhe të garancisë, si dhe të dhënat për të verifikuar ndërmarrjen ose jo të kësaj mase. Më ngjan se shpejtësia për të vepruar ka ndikuar negativisht për përshtatshmërinë e asaj që është bërë. Në këtë aspekt mund të na lindin një ose disa dyshime mbi atë çfarë ka ndodhur”.

Sipas juristit të njohur italian, institucionet nuk mund të shkonin menjëherë tek masa ekstreme e shembjes, por mund të vinin sekuestro, derisa legjitimiteti i objektit të vlerësohej në rrugë ligjore.

“Ky proces shembje i godinës është pasojë e një procesi të pakthyeshëm. Nga njëra anë ka penguar për të verifikuar nëse është bërë diçka e ligjshme ose jo. Nga ana tjetër ka penguar një hap që sot është themeltar, hapin e sekuestrimit paraprak. Për të verifikuar nëse kjo strukturë mund të kalonte në një funksion dhe përdorim për interes publik. Nuk jam unë që e vlerësoj një gjë të tilla, por jam shumë i sigurt që kjo godinë mund ti sillte një të mirë interesit publik dhe komunitetit”.

I njohur me mënyrën sesi Prestige Resort u shkatërrua, profesor Rivello thotë se ekzistojnë të gjitha rrethanat që prokuroria shqiptare të nisë hetimet mbi zyrtarët të cilët dhanë urdhrin dhe drejtuan aksionin e paligjshëm për shembjen e godinës.

I pyetur nëse sulmi ndaj Prestige Resort, është një sulm ndaj medias së lirë, përderisa pronari i hotelit është njëherazi pronar i disa mediave të rëndësishme në vend, Rivello shprehet:

“Të jem i sinqertë është një fakt i rrezikshëm dhe është e rëndësishme të qëndrojmë te respektimi i rregullave, te ligjit. Në të kundërt shndërrohemi në një far ëest të pakontrolluar kjo nuk është aspak e drejtë, jo vetëm në Shqipëri dhe as në ndonjë komb tjetër”.

Profesor Pierpaolo Rivello ndodhet në Shqipëri me ftesë të Universitetit Luarasi dhe të premten e 9 dhjetorit do të ketë një leksion të hapur me studentët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ 131 mijë euro ryshfet, merr fund arratia për 48-vjeçaren në Tiranë
Previous article PARALAJMËRON Putin: Do të vazhdojmë sulmet kundër infrastrukturës energjetike në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT