• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA NDAJ BERISHËS/ Noka tregon si e mori vesh: Ishte një moment i rëndë emocional, u godit partia jo individi
Home
Politikë

DHUNA NDAJ BERISHËS/ Noka tregon si e mori vesh: Ishte një moment i rëndë emocional, u godit partia jo individi

7 December, 2022 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka treguar si e ka marrë vesh lajmin për goditjen me grusht të Sali Berishës pasi ai në momentin e ngjarjes ndodhej në një tjetër segment të bulevardit duke u marrë me përgatitjet e fundit për protestën. Ai tha në News 24, se momenti kur ka marrë lajmin ka qenë një moment shumë i rëndë në aspektin emocional.

“Kur ndaloi turma që po vinte nga selia dhe pamë që nuk po vinin. Ka ardhur një nga bashkëpunëtorët e mi në seli dhe më tha ndodhi një ngjarje. Më tha dikush goditi Sali Berishën. Ka qenë një moment i rëndë në aspektin emocional. Nuk është qytetar i thjeshtë si duan ta paraqesin falangat e krimit shtetëror.

Është ish presidenti i këtij vendi. Është ish kryeministri për dy mandate. Është lideri i opozitës. Do apo nuk do Edi Rama, Sali Berisha është historia e pluralizmit në Shqipëri. U godit. Nuk u godit individi Sali Berisha. U godit partia. U godit opozita shqiptare. Ishte një atentat. Atentat i ngelur në tentativë. Të gjithë rrjedhojat e ngjarjes dje dhe sot e vërtetojë qartësisht këtë”, deklaroi Flamur Noka.

Noka shtoi se ngjarja e djeshme është produkt i dhunës së artikuluar nga kryeministri Edi Rama edhe në seancat e fundit në parlament.

“Partia Demokratike në 32 vite ka qenë gjithmonë e sulmuara dhe e goditura nga ish komunistët në pushtet. PD ka edhe viktimat e saj. Duke filluar nga i ndjeri Azem Hajdari dhe më parë. Gjithmonë sulmohet fizikisht kundër Partisë Demokratike.

Ka një vit ëq Edi Rama bën gjithçka të asgjësojë opozitën. Ka një vit që ushtron dhunë nga mëngjesi në darkë sa herë del në televizor. Ushqen dhunë. Po du seancat e fundit zonja Vasili çfarë ishin. Dhunë dhe dhunë. Ato skena dhune nuk janë parë ndonjëherë. Kur kryeministri bën thirrje për dhunë kjo është në vrazhdën e qasjes që Edi Rama ka ndaj opozitës. Ka nisur për ta zhdukur opozitën”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Previous article GETINJO I DEL KUNDËR SHKENCËS/ Reperi bëhet viral në rrjet me deklaratën e fortë

s.autor

Postime të ngjashme

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT